Lajme

Tusk: Oferta e May rrezikon të përkeqësojë situatën e evropianëve në Britaninë e Madhe

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 24 June 2017

Propozimi i Theresa May në lidhje me të drejtat e emigrantëve evropianë në Britaninë e Madhe pas Brexit është nën pritshmëritë tona dhe rrezikon të përkeqësojë situatën e evropianëve në vend, paralajmëroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Të drejtat e shtetasve janë në krye të prioriteteve të BE-së për 27-ë vendet anëtare në negociatat me Britaninë e Madhe, që nisën zyrtarisht të hënën në Bruksel, theksoi Tusk gjatë një konference shtypi duke përfunduar një samit të liderëve evropianë në Bruksel.

“Nëse krahasojmë të drejtat që gëzojnë aktualisht evropianët që jetojnë në Britaninë e Madhe, është e dukshme që bëhet fjalë për reduktim të të drejtave të shtetasve”, u shpreh Tusk. Roli ynë në këto negociata është parandalimi i këtij rreziku”, tha ai, shkrua ATA.

-Advertisement-

 May u shpreh nga ana tjetër se ka bërë një propozim “të drejtë dhe serioz” parashtruar të enjten në mbrëmje homologëve evropianë, duke bërë publike synimet e vendit të saj në lidhje me të drejtat e tre milionë shtetasve evropianë që banojnë në Britaninë e Madhe

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera