Rozë

Premierë: Publikohet “Gjamë”, BimBimma dhe Korab Shaqiri vijnë me këngë patriotike (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 23 June 2017

Korab Shaqiri dhe reperi BimBimma kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Gjame”.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, dyshja kanë rrëfyer detajet e këtij bashkëpunimi, duke qenë të lumtur që u bënë bashkë në një këngë patriotike.

“Në krijimtarinë time mendoj gjithmonë të kem diçka të qëlluar, asnjëherë mos të kthej kokën prapa nga ajo që kam bërë, apo të ulë kokën dhe për këtë punoj çdo ditë. Zgjodha BimBimma-n pikërisht për temat e qëlluara që i ka në krijimtarinë e tij, tha Korabi për Telegrafin.

-Advertisement-

Ndërsa i ngazëllyer poashtu për këtë bashkëpunim ka qenë edhe reperi BimBimma, i cili për Telegrafin tregoi edhe motive i këngës ishte një arsye e fiqushme qëe bëri atë bashkë me Korabin për këtë projekt.

“Kam marrë ftesë nga Korabi për këtë bashkëpunim. Tema që trajton kjo këngë është shumë e veçantë sepse ka të bëjë me unifikimin e shqiptareve si komb, dmth flet për diskriminimin krahinor, mosrespektim fetar etj, që gradualisht u pasuan me vuajtje duke derdhur gjak, dhe ne si popull kemi vuajtur shumë dhe kemi derdhur gjak”, ishte shprehur BimBimma.

“Gjame”, është punuar nga Braok Sound Studio, tekstin e kanë shkruar vet Korab Shaqiri dhe BimBimma, ndërsa klipi është realizuar nga produksioni, dhe brenda tij përfshihen shumë elemente patriotike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera