Lajme

Rai për Edi Ramën, artisti që transformoi pallatet gri të komunizmit

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 23 June 2017

Në rubrikën e artit në faqen e tij në internet, televizioni shtetëror italian RAI, i ka kushtuar vëmendje kryeministrit shqiptar Edi Rama. Por interesi nuk vjen për Ramën nën petkun e politikanit, por nën atë të artistit.

Rama ka marrë pjesë me punimet e tij në edicionin e 57-të të bienales Ndërkombëtare të Venecias, një ekspozitë arti e hapur që prej muajit maj.

RAI vlerëson veçanërisht rolin e Ramës në transformimin e pallateve gri të periudhës komuniste në kryeqytet në ndërtesa me ngjyra, por edhe interesin e madh për ambientin përmes shtimit të terreneve të gjelbra dhe mbjelljes së rreth 1800 pemëve në Tiranë.

-Advertisement-

Arti i kryeministrit vijon edhe gjatë aktivitetit të tij politik, ku në tryezën e punës shfaqen lapsat me ngyra me të cilat vizaton. Po kështu jashte interesit nuk mbetetn as skulpturat prej qeramike, në momentet kur punon në atelienë e një miku të tij, transmeton vizionplus.

Brenda Kryeministrisë është ngritur Qendra për Hapje dhe Dialog, një qendër kulturore publike që tregon edhe njëherë vizionin e tij demokratik për artin si liri e shprehjes së mendimeve, theksohet në rubrikën kushtuar artit të kryeministrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera