Lajme

Kjo është arsyeja e protestës së banorëve të lagjes Kisella Vodë në Shkup (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 23 June 2017

Banorët e lagjes Kisella Voda në Shkup kanë dalë në protestë në lidhje me ndërtimin e një rrethrotullimi në afërsi të stacionit të autobusëve në Pripor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kundërshtojnë ngritjen e dy mureve, që sipas tyre, do të pengojë rrugën qasëse. Sipas 24Vesti, qytetarët paralajmërojnë radikalizim të protestës së tyre, duke thënë se do të ngrejnë edhe tenda, si formë proteste.

Disa persona të Bashkisë së Shkupit kanë tentuar të pengojnë TV24 që të raportojë për ngjarjen, e nga ana tjetër i ftuan qytetarët në takim me kryetarin Koce Trajanovski.

-Advertisement-

Banorët thonë se do të dorëzojnë parashtresë pasi që muret nuk janë në pajtim me planin detal urbanistik./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera