Ismet Beqiri, kandidat i LDK-së për Prishtinën?!
Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 23 June 2017
Në kohën kur është caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, tashmë ka nisur edhe lakimi i emrave që do të mund të jenë në garë për kryetar komunash.
Prishtina, pa dyshim pritet të jetë ndër komunat ku pritet të jetë një garë shumë e fortë.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të jenë dy garueset kryesore për të marrë kryeqytetin.
Derisa Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka caktuar kandidatin e saj për kryetar të Prishtinës, ku edhe për një mandat do të garoj Shpend Ahmeti, në LDK ende vazhdojnë të mos e kenë një kandidat zyrtar.
Gazeta Blic nga burime të saja brenda LDK-së ka marrë vesh se është duke u zhvilluar një luftë shumë e ashpër se kush do të jetë kandidati për kryetar të Komunës.
“Ismet Beqiri ka gjasa shumë të mëdha që të jetë kandidat për kryetar të Komunës. Janë disa degë të LDK-së që po e mbështesin Ismet Beqirin. Këto po konsiderojnë që Beqiri do të jetë më sfidues për përballë Shpend Ahmetit”, thonë burime të Gazetës Blic.
Në anën tjetër, vetë Beqiri i ka thënë dje Gazetës Blic se nëse ai do të caktohet nga partia në garën për kryetar të Prishtinës, do të arrijë që ta mposhte Shpend Ahmetin.
“Po unë e kam thënë qartë, se nëse do të jem kandidat për Prishtinë, besoj dhe jam i bindur që do t`i fitojmë zgjedhjet, prapa kësaj deklarate qëndroj edhe sot edhe ne të ardhmen” u shpreh Beqiri.
Tutje Beqiri ka thënë se nga pozita e tij si sekretar i LDK-së i di të gjitha proceduarat që duhet ndjekur partitë, dhë nuk ka asnjë kundërshtim me Lufti Hazirin.
“Unë si sekretar i përgjithshëm i LDK-së, i di procedurat, këtu nuk këmi asnjë kundërshti në qëndrime me Lutfi Hazirin. Deget bëjnë propozimet pastaj Kryesia e LDK dhe KP vendosin. Mendimet as unë as Lutfi Haziri nuk duam as nuk mundemi me ua ndalu askujt t`i thonë, e vendimet i marrin organet e partisë”, përfundoi Beqiri.
Ndërkohë si emra të mundshëm për të kandiduar nga LDK për kryetar të Prishtinës, është përmendur edhe emri i Lumir Abdixhikut.
Ai dje ka thënë se ende është herët të flitet se kush do të jetë i nominuar nga LDK për kryetar të kryeqytetit.
Pos Abdixhikut e Beqirit, në media janë lakuar edhe emra të tjerë, si ai i ministrit në detyrë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit, dhe emri i shefes së stafit të kryeministrit, Vlora Dumoshi.
Zyrtarisht nga kjo parti thonë se ende nuk e kanë caktuar asnjë kandidat për kryetar të komunave.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...































