FT: Në vendin e dytë më të varfër të Evropës, ritmi i reformave mbetet në dyshim
Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 23 June 2017
Fredi Muho ishte i gëzuar kur gjykata e Apelit la në fuqi pronësinë e familjes së tij për një sipërfaqe nëntë hektarësh të tokës me pamje në plazhin me rërë në bregdetin e thyer Adriatik të Shqipërisë, shkruan Kerin Hope për Financial Times.
Por ëndrrat e tij të ndërtuar një hotel për turistët u shuan brenda disa javësh për shkak të rregullave të dyshimta të vendit mbi të drejtat pronësore dhe korrupsionit të përhapur në gjyqësor.
“Dikush që nuk e kisha takuar kurrë, paraqiti një kërkesë rivale për tokën time në një gjykatë lokale duke përdorur dokumente të rreme dhe fitoi çështjen,” tha shoferi i taksisë. “Mu kërkua të paguaja mijëra euro për të marrë një vendim në favorin tim, por e refuzova.”
Shtatë vjet më vonë, Z. Muho shpreson se zgjedhjet e përgjithshme të së dielës do të testojnë një pikë kthese në fatin e tij.
Edi Rama, kryeministri në largim i Shqipërisë, që shpreson që të rikthehet në detyrë, është zotuar për më shumë përparim si në shkarkimin e gjyqtarëve të korruptuar ashtu dhe përmirësimin e të drejtave pronësore.
Zgjedhjet – që janë duke u zhvilluar kundër një sfond të rritur të shqetësimit ndërkombëtar rreth paqëndrueshmërisë politike në Ballkan – pritet gjithashtu që në shtator t’i japin një tjetër hov fazave të ardhshme të marrëdhënieve të Tiranës me BE-në. Progresi në të drejtat e pronësisë dhe luftimin e korrupsionit janë në mesin e kushteve të vendosura nga ana e bllokut para se Shqipëria të mund të fillojë bisedimet e pranimit, që po priten prej një kohe të gjatë. Vendi ka qenë një anëtar i NATO-s që nga viti 2009 dhe një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE që nga viti 2014.
Çështja e pronës “ka qenë një rrëmujë për vite” dhe ka prekur mijëra njerëz, tha zoti Rama. Regjimi komunist i Enver Hoxhës i ka ruajtur me kujdes tituj e pronësisë që i përkasin ish-pronarëve në kuti metalike pas shpronësimit të pronës private. Kur kutitë u hapën në vitin 1991, pas përfundimit të periudhës komuniste, falsifikimi ishte i shfrenuar.
Rama tha se qeveria ka vendosur një fond 500 milionë euro për kompensim për të ndihmuar pretendimet e bëra gjatë dekadës. “Ne kemi hedhur tani bazat për një zgjidhje”, shtoi ai.
Sa për korrupsionin në sistemin ligjor, parlamenti thirri këtë javë një sesion të posaçëm për të miratuar legjislacionin që synon pastrimin e gjyqësorit. Rreth 1,000 gjyqtarë, prokurorët, dhe asistentë ligjorë do të përballen me procedurat e verifikimit që do të monitorohet nga një komision i gjykatësve dhe prokurorëve të SHBA. Pothuajse 400 përballen me akuzat për korrupsion.
“Ata do të duhet të justifikojnë burimet e tyre të të ardhurave – shumë prej tyre janë të pasur në mënyrë të paarsyeshme – dhe të provojnë se ata nuk kanë lidhje me krimin e organizuar”, tha zoti Rama. “Ata gjithashtu do të testohen për kompetencë.”
Nxitja e ligjit ka rritur mbështetjen për partinë e zotit Rama. Një sondazh nga kompania italiane IPR Marketing për OraNews, një stacion privat televiziv shqiptar, parashikoi se socialistët do të marrin 48 për qind të votave, dhe 33 për qind do të shkojnë për Partinë Demokratike, të drejtuar nga Lulzim Basha, ish-ministër i jashtëm.
Megjithatë, ky kryesim mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u garantuar socialistëve shumicën absolute në parlamentin 120-vendesh. Në administratën që po largohet Z. Rama ka qeverisur në një partneritet të përçarë me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) e udhëhequr nga Ilir Meta, ish-kryeministër i cili u bë president i Shqipërisë në prill në një votim parlamentar.
Me një mandat më të fortë dërguar zoti Rama do të përballet me më pak kufizime në mandatin e tij të dytë. Partia e Z. Meta mbajti portofolin e drejtësisë, i cili mbikëqyr të dyja çështjet pronësore dhe të gjyqësorit, por tregoi ngurrim për të mbështetur reformat. Z. Rama nuk pranoi të diskutojë mbi një koalicion të ri përpara votimit.
Në vendin e dytë më të varfër të Evropës, ritmi i transformimit mbetet nën pikëpyetje. Fushata zgjedhore është plot me armiqësi, se cila palë e ka më shumë përgjegjësi për normat e larta të papunësisë kronike të Shqipërisë, të cilat i detyrojnë shumë të rinj për të emigruar, dhe ritmin e ngadaltë të ndërtimit të infrastrukturës së re.
“Njëzet e shtatë vjet pas rënies së komunizmit disa nga zgjedhësit e mi ende luftojnë për të plotësuar nevojat bazë. Ata përballen me ndërprerje të energjisë elektrike e ujit, përveç varfërisë dhe papunësisë së lartë, “tha Rudina Hajdari, e arsimuar në
SHBA për shkenca politike dhe kandidate demokrate në një lagje periferike të Tiranës.
Një tjetër pikë është dështimi i Shqipërisë për të goditur kontrabandën e drogës dhe krimit të organizuar. Kultivimi i kanabisit, shumica e të cilës gjen rrugën e saj në BE, ka shpërthyer në dy vitet e fundit.
Zgjedhjet e kaluara shqiptare janë shënuar nga protesta të dhunshme, por një trazirë e tillë është shmangur këtë herë. Demokratët, pas refuzimit për të marrë pjesë në veprimtarinë parlamentare për disa muaj dhe duke kërcënuar të bojkotojnë zgjedhjet, papritur ranë dakord për të marrë pjesë. Marrëveshja erdhi pas ndërhyrjeve të zyrtarëve të BE dhe SHBA, të cilët kanë frikë paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur ndikimi rus në rajon është rritur.
“Demokratët ndiheshin të kërcënuar sidomos nga reforma gjyqësore për shkak se shumica e gjyqtarëve dhe prokurorë janë emëruar, ndërsa ata ishin në pushtet. Megjithatë, në vend që të përshkallëzonin konfrontimin, Basha dhe Rama në fund arritën një marrëveshje, “tha Ilir Kalemaj, një analist politik.
Në qoftë se vëzhguesit ndërkombëtarë do të gjykojnë se zgjedhjet do të jetë pa probleme, kjo do të rritë shanset e fillimit të bisedimeve të pranimit deri në fund të këtij viti dhe për anëtarësim në BE deri në vitin 2022 të Shqipërisë.
Më shumë se një e katërta e popullsisë vlerësohet të jetë duke punuar në BE Tashmë, kryesisht në Greqi dhe Itali. Një zyrtar perëndimor tha se anëtarësimi në BE është parë si “një rezultat i pashmangshëm nga udhëheqësit politikë të Shqipërisë, Por nuk ka pasur shumë sens urgjence për të arritur këtë “/Monitor/
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...