Lajme

Në Siri mund të vendosen forca shumëkombëshe

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 23 June 2017

Forca shumëkombëshe mund të vendosen për të mbajtur paqen në zonat që ka rënë tensioni me qëllim kufizimin e gjakderdhjes në Siri, njoftuan të enjten autoritetet turke.

Në fillim të muajit maj, Irani, Rusia, të dyja aleate të regjimit të Bashar Al Asadit, dhe Turqia që mbështet rebelët, kishin rënë dakord për krijimin e zonave të sigurisë me qëllim vendosjen e një armëpushimi në disa rajone të Sirisë.

Sipas Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, sipas atsh, tre vendet kanë krijuar grupe pune që të përcaktojnë mënyrat për të mbajtur paqen në këto zona, ku palët duhet të ndërpresin luftimet.

-Advertisement-

“Mendohet se në rajonin e Idlebit, në veri të Sirisë, të vendosen forca kryesisht turke dhe ruse. Përreth Damaskut, kryesisht forca ruse dhe iraniane dhe në rajonin e Deraa në jug, mund të vendosen trupa jordaneze dhe amerikane,” tha zëdhënësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera