Lajme

Ekonomia japoneze po përjeton një rimëkëmbje të moderuar

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 23 June 2017

Qeveria japoneze ka përmirësuar vlerësimin e përgjithshëm të ekonomisë për herë të parë në gjashtë muaj, për shkak të një përmirësimi gradual të konsumit privat dhe shpenzimeve kapitale.

Në raportin e saj mujor ekonomik, Zyra e Kabinetit të kryeministrit deklaroi, se \”ekonomia japoneze po përjeton një rimëkëmbje të moderuar\”, duke vendosur të anashkalojë një referencë të mëparshme për \”përmirësimin e vonuar\”.

Kjo është hera e parë që nga dhjetori i viti 2016 që ekzekutivi japonez rrit vlerësim ekonomik. Qeveria thekson gjithashtu se shkak për rritjen e këtij vlerësimi janë investimet në infrastrukturën publike, ndërtimin e banesave dhe shpenzimeve publike. Përveç eksporteve të mira dhe përfitimeve të ndërmarrjeve, konsumi privat ka ndihmuar për rimëkëmbjen ekonomike.

-Advertisement-

Raporti parashikon përmirësimin e tregut të punës dhe të të ardhurave dhe thekson se bashkë me politikat e shumëllojshme, rritja e ekonomisë mund të vazhdojë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera