Lajme

Mustafa tregon se ku do të investohen 5 milionë dollarët e dhuruara nga Washingtoni

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 21 June 2017

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se është i mrekullueshëm lajmin për 49.6 milionë dollarë të ndara nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën.

“Kosova është falënderuese për përkrahjen e përhershme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Ky është shkrimi i plotë i Isa Mustafës:

-Advertisement-

“Të nderuar qytetarë, Një lajm i shkëlqyeshëm sapo na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 49.6 milionë dollarë janë ndarë nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën. Këto mjete do të investohen në projekte të efiçienës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit. Qeveria e Kosovës me punë intensive dhe në bashkëpunim me ekspertët amerikanë ka arritur një shumë rekorde të dedikuar nga Agjencioni Federal MCC për programet “Threshold” kudo në botë. Kosova është falënderuese për përkrahjen e përhershme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera