“PDK në opozitë, ky duhet të jetë koalicioni i ri”
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 21 June 2017
Analisti politik, Krenar Shala ka thënë se tani më ka ardhur koha që VV-ja të jetë në pushtet dhe PDK-ja të shkojë në opozitë, dhe zgjidhja më e mirë do të ishte koalicioni LVV-LDK ,raporton Gazeta Blic.
Sipas Shalës LDK-ja është dënuar në zgjedhjet e 11 qershorit për shkak të tradhtisë që i bëri VLAN-it.
“Mendoj që në këto zgjedhje qytetarët kanë votuar qartazi për ndryshim: VV-ja duhet të vij në pushtet, PDK-ja të zhvendoset në opozitë, dhe LDK-ja është dënuar që tradhtoi VLAN-in duke hyrë në koalicion me PDK-në. Kjo situatë tanimë tregon që legjitimiteti arrihet nëse kihet parasysh vullneti i qytetarëve. Pra, VV-ja duhet të jetë bartëse e ndryshimit në vend. Por pasi nuk është e mundur që të arrihet formimi i qeverisë me numrin e tanishëm të deputetëve, atëherë zgjidhja më e mirë është koalicioni me LDK-në. Kështu do të legjitimohej kërkesa e qytetarëve për ndryshim”, ka thënë ai.
Shala më tej ka thënë se në qoftë se në krye të LDK-së do të jetë prapë Isa Mustafa atëherë LDK-ja nuk e ka seriozisht ndryshimin në vend.
“Nëse krerët e LDK-së vazhdojnë të insistojnë në kreun e Qeverisë atëherë mendoj që ata nuk e kanë seriozisht ndryshimin në vend, pjesë thelbësore e së cilës është dhe zhvendosja e PDK-së në opozitë, si përgjegjësja kryesore gjendjes së rëndë shoqëroro-ekonomike në vend”, ka thënë ai.
Ndryshe ka qenë pikërisht kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti i cili ka bërë thirrje publike Lidhjes Demokratike të Kosovës, që t’i bashkohet partisë së tij dhe së bashku ta formojnë qeverinë e re.
Në anën tjetër zyrtarët e LDK-së, kanë vendosur që të presin certifikimin e rezultateve nga KQZ e pasaj të flasin për një koalicion të mundshëm.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...