Komuna e Prizrenit ua lëshoi partive politike lokalet për 1 euro qira
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 21 June 2017
Komuna për pronat e dhëna me qira për 2016 kishte planifikuar që të realizojë 1,350,000€, ndërsa kishte arrit të inkasojë 501,328€ apo 37%.
Madje Komuna e Prizrenit kishte lëshuar tetë lokale me qira me vlerë prej 1 euro në muaj për disa parti politike.
“Në vitin 2016 ishin bërë kontrata për shfrytëzimin e pronës komunale me çmim prej 1€ në muaj për 8 lokale disa partive politike, duke mos organizuar ankande publike siç kërkohet me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale. Këto lokale ishin dhënë duke u bazuar në vendimin e asamblesë komunale që ishte nxjerrë në vitin 2005”, thuhet në të gjeturat e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Po ashtu, sipas Auditimit, edhe 8 lokale tjera dhe një objekt pronë e komunës nuk ishte organizuar ankand publik nga komuna, përderisa ato shfrytëzohen nga disa Organizata Jo Qeveritare dhe parti politike pa kontrata.
“Në dy raste qiramarrësit e shfrytëzojnë pronën komunale për tregje pa kontratë valide sepse kontrata ju kishte skaduar qysh në vitin 2013, dhe këta shfrytëzues vazhdojnë të ngarkohen me qira vetëm me një shkresë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të datës 10.11.2014. Këta obligues i kanë borxh komunës shumën 285,834€”, precizon raporti.
Më tutje Auditori thotë se, në një rast komuna ka kontratë që nga viti 2009 me një operator për shfrytëzimin e tregut të gjelbër me qira mujore prej 180€ në muaj.
“Ne kemi vërejtur se operatori ekonomik nuk ka kryer obligimet sipas kontratës dhe nuk ka paguar asnjëherë obligimin ndaj komunës. Borxhi total kishte arritur në 14,580€”, thuhet më tej aty.
Më tutje, për rastet e përmendura, Auditori thotë se komuna nuk kishte organizuar ankande publike edhe pse Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale kishte hyrë në fuqi në vitin 2012.
Sipas të dhënave në raport, në dy raste komuna me kontratë ka dhënë në shfrytëzim lokalet afariste, mirëpo qiramarrësit nuk i kryejnë obligimet sipas kontratës dhe borxhi i tyre arrin 3,534€.
Nga kjo praktikë Auditori nxjerr rrezikun se “dhënia e pronës komunale me qira pa organizuar ankand publik paraqet rrezik të zgjedhjes së gabuar duke e kufizuar ofertën e tregut dhe dëmton parimin e konkurrencës së lirë dhe trajtimit të barabartë për të gjithë të interesuarit”.
“Shfrytëzimi i hapësirave publike pa kontrata valide mes komunës dhe shfrytëzuesve të pronës komunale, rrit rrezikun që inkasimi i detyrimeve të mbetura të vijë në pikëpyetje apo edhe të mos inkasohen fare”, thuhet më tej aty.
“Kjo mund t’i shkaktojë komunës humbje të konsiderueshme financiare”, vazhdon raporti.
Zyra Kombëtare e Auditimit i ka rekomanduar kryetarit të komunës që të sigurojë organizimin e ankandeve publike në rastet e dhënies me qira të pronave komunale në mënyrë që të ketë një proces të hapur dhe transparent, si dhe të ushtrojë monitorim të vazhdueshëm tek shfrytëzimi i hapësirave publike në mënyrë që të mos shfrytëzohen pronat komunale pa kryer paraprakisht obligimet sipas kontratave të lidhura.
Po ashtu, rekomandohet që të vendosen edhe mekanizmat që pronat të mos shfrytëzohen pa pasur paraprakisht kontratë valide, të nënshkruar me komunën./Insajderi.com
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...