Rozë

Dy modelet shqiptare tmerrohen në avion…ja çfarë ka ndodhur (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 21 June 2017

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi nuk janë vetëm dy nga modelet tona më të mira, por së bashku ndajnë edhe një miqësi të ngushtë.
Ato kanë qenë duke udhëtuar mbrëmjen e djeshme me avion për të shkuar në një pjesë tjetër të SHBA-ve, ku me siguri i pret një projekt i ri për sa i përket modelingut. Duke qenë se rruga ka qenë relativisht e gjatë, Adrola dhe Xhesika kanë përfituar nga rasti për të bërë shaka me njëra-tjetrën, Ato janë shfaqur në Instastory duke qeshur, kënduar dhe bërë humor gjithë rrugës.

Por, gjejeni se çfarë! Një vonesë e Xhesikas për të veshur këpucët ka bërë që të dyja vajzat të ngecin në avion, sepse ky i fundit është mbyllur dhe shkallët janë larguar prej aty.

Adrola ka qenë pak më në panik, ndërkohë që Xhesika ka vazhduar të qeshë e të bëjë video. Me ndihmën e një personi nga personeli i linjës ajrore, vajzat ia kanë arritur të dalin prej aty. Tani një shprehje thotë se këto gjëra mbahen mend, por kini kujdes, sidomos ju shoqe të ngushta të ngjashme me dy modelet tona sepse jemi të sigurt se bëni të njëjtat gjëra!/Blitz.al/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera