Ilaçi AT04A kundër kolesterolit
Autori: Gazeta inFokus
08:14 | 21 June 2017
Një ilaç që vepron si një vaksinë ka treguar të ulë kolesterolin e keq ose LDL dhe të zvogëlojë sasinë e pllakëzave yndyrore që shkaktojnë sulme në zemër.
Ilaçi i quajtur AT04A, është një formë imunoterapie që synon një enzimë, të quajtur PCSK9, e cila kontribuon në formimin e pllakëzave të dëmshme në arteriet koronare.
Në studimet e minjve të ushqyer me yndyrë, dieta të stilit perëndimor, duke i vënë ata në rrezik për sëmundje të zemrës, mjekët panë se ilaçi uli sasinë e përgjithëshme të kolesterolit me 53 për qind dhe zvogëloi pllakëzat aterosklerotike me 64 për qind, thotë Oliver Siegel i firmës austriake farmaceutike AFFiRiS.
\”Më e rëndësishmja është se në minj, ne kemi parë një pakësim shumë të rëndësishëm të këtyre pllakëzave. Si rezultat, ne besojmë se reduktimi i LDL do të sjellë një përfitim klinik, dmth pakësimin e pllakëzave yndyrore, dhe inflamacioneve që përbëjnë shkakun e goditjeve në zemër\”.
AT04A ishte në gjendje të ndikojë sistemin imunitar për të prodhuar antitrupa që bllokojnë enzimin PCSK9 në qarkullimin e gjakut tek minjtë në studim. Studimi u botua në revistën European Heart.
Qasja imunoterapeutike, sipas zotit Siegel, është e ngjashme me një vaksinë në kuptimin që nuk ka për qëllim bakteret dhe viruset, por vetëm enzimën e dëmshme.
Duke komentuar mbi studimin, Ulrich Laufs nga Universiteti Saarland në Gjermani dhe Brian Ference nga Universiteti i Bristol, vunë në dukje se njerëzit që marrin ilaçe për uljen e kolesterolit, duke përfshirë AT04A, mund të kenë një rrezik në rritje për zhvillimin e diabetit.
Por Siegel thotë se studimet e deri tanishme nuk kanë arritur në ndonjë përfundim të tillë.
Aktualisht, shumë njerëz me nivele të larta kolesteroli marrin ilaçe të përditshme që ulin kolesterolin LDL. Por, Siegel thotë se përputhshmëria është më pak se ideale.
\”Ajo që disa studime kanë treguar është se pacientët, të cilët kanë patur një goditje në zemër, me ilaçin e ri këta pacientë do të kishin relativisht më pak gjasa për t’u prekur dhe pacientët të cilët nuk kanë patur një goditje në zemër do të kishin akoma më pak gjasa për t’u prekur prej goditjes\”, thotë Siegel.
Pllakëzat e yndyrës që zhvillohen në enët e zemrës mund të pengojnë rrjedhën e gjakut, duke shkaktuar goditje në zemër. Nëse një pllakës udhëton në tru, ajo mund të shkaktojë goditje. Sëmundjet e arterieve koronare janë shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve në mbarë botën.
Siegel thotë se ilaçi i ri mund të injektohet në lëkurë një herë në vit si imunizim. Pas përfundimit të studimeve edhe në njerëz, ilaçi për uljen e kolesterolit dhe pengimin e pllakëzave yndyrore mund të dalë në tregun farmaceutik brenda pak viteve të ardhshme.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
































