Sport

⚽️ E pabesueshme, ja prej kur nuk kan folur Perez dhe Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 20 June 2017

Disa orë pas marrjes së detyrës si president i Real Madridit (fillon mandatin e tij të pestë në krye të klubit të bardhë), Florentino Pérez ishte në “Onda Cero”, ku foli për çështjen e madhe shqetësuese të hapur së fundi.

Bëhet fjalë për Ronaldon, i cili përflitet se është duke e lënë Madridin pas ankesës së prokurorit, i cili e akuzon atë për mashtrim tatimor 14.7 milionë euro. “Me Cristianon nuk kam folur, ndaj nuk mund të them shumë.

Pas tri ditësh nga finalja e Kardifit, bordi zgjedhor thirri zgjedhjet. Në këtë periudhë u përpoqa të jem sa më respektueshëm nga të tjerët dhe nuk kam pasur ndonjë rol aktiv. E kam mësuar këtë gjë nga një gazetë. Unë nuk kam asnjë zgjidhje. Ronaldo, si pjesa tjetër e lojtarëve nën kontratë, është i Real Madridit.

-Advertisement-

Çfarëdo që ka ndodhur, që ka ndikuar në kredibilitetin e Cristianos, ne do ta analizojmë me hollësi. Ai është në një turne shumë të rëndësishëm, si Kupa e Konfederatave dhe derisa të përfundojë nuk do ta shqetësoj. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, çdo gjë është e çuditshme. Çfarëdo që t’i ketë ndodhur, ai do të na tregojë. Unë e di se Cristiano është një djalë i mirë dhe një profesionist i madh. E gjitha kjo puna e akuzave nga prokuroria është shumë e çuditshme. Unë do të flas me të, do ta mbroj. Unë udhëhiqem nga parimi që të gjithë duhet të plotësojnë detyrimet e tyre tatimore. Ne kemi bërë një deklaratë publike për këtë problem dhe ai nuk më ka thënë se është i zemëruar.

Ronaldo ka shumë personalitet dhe solidaritet. Jam i sigurt se nuk i ka shkelur detyrimet tatimore. Them se ky është një keqkuptim, ndaj mund të ketë edhe keqinterpretime. Nëse Ronaldo është i zemëruar, kjo vjen për shkak se ndjehet e trajtuar padrejtësisht. Herën e fundit kur kam biseduar me Cristianon ishim në Kardif, pas ndeshjes finale të Champions-it. Ne ishim duke folur normalisht, me entuziazëm. Ai ishte i gëzuar. Ne po flisnim për sezonin e ardhshëm. Çfarë ndodhi me çështjen e financave është më vonë. Cristiano ka punësuar një prej firmave të ligjit më të mira në këtë drejtim.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera