Lajme

Kjo është përgjigja e Lutfi Hazirit, për Albin Kurtin!

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 20 June 2017

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutf Haziri nuk ka dashur që t`i komentoj shumë deklaratat e Albin Kurtit, ku iu bënë thirrje LDK-së që t`i bashkohen VV-së, dhe kësisoj së bashku ta rrëzojnë klanin Pronto.

Haziri në një deklaratë për GazetaBlic, ka thënë që janë akoma në pritje të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe më pas do të bisedojnë rreth kësaj.“Po presim certifikimin e rezultateve dhe më pas do të dalim edhe ne me statuse”, tha Haziri për Gazeta Blic.

Po ashtu edhe kandidatja për deputete nga LDK, Besa Gaxherri gjatë ditës së sotme ka thënë që janë në pritje të certifikimit të deputetëve, por  nuk ka përjashtuar mundësinë  që mes tyre mund të ketë takime kolegiale.

-Advertisement-

Ndërsa Albin Kurti është deklaruar sot se Lidhja Demokratike nuk duhet ta konsiderojë Lëvizjen Vetëvendosje po aq të largët sa PDK-në, duke rikujtuar kështu bashkëpunimin që kishte krijuar VLAN-i në zgjedhjet e kaluara.

Kandidati për kryeministër ndër te tjerash i ka tërhequr vërejtjen LDK-së se në rast se qëndron në opozitë, kjo parti u krijon deputetëve të saj mundësinë për të përkrahur koalicionin PAN për formimin e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera