Dënohet koordinatori i PDK-së për ndikim te votuesit
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 17 June 2017
Koordinatori i vëzhguesve të PDK-së në Pejë është dënuar nga gjykata e këtij qyteti për ndikim te votuesit gjatë zgjedhjeve.
Gjykata Themelore në Pejë dënoi dje Lahë Avdullahun koordinatorin e vëzhguesve të PDK-së në këtë qytet me 700 euro gjobë për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë zgjedhjeve të 11 qershorit.
Lajmin për dënimin e Avdullahut e bëri të ditur për KALLXO.com gjyqtari Sami Sharraxhiu.
Sipas gjyqtarit Sharraxhiu, Avdullahut dënimi iu shqiptua pasi ai dhe mbrojtja e tij arritën Marrëveshje për pranim fajësie më prokurorinë, të cilën më pas e aprovoi gjykata.
“Dënimi është marrë pas propozimit të prokurorisë me arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë me të pandehurin. Gjykata e ka aprovuar propozimin e prokurorisë në marrëveshjen e arritur për pranimin e fajësisë nga i pandehuri. Gjykata me aktgjykimi ka vendosur dënim unik me gjobë prej 700 eurove”, tregoi Sharraxhiu për KALLXO.com.
Sipas gjyqtarit Sharraxhiu, nëse Lahë Avdullahu nuk mund ta paguajë gjobën për tre muaj, do të duhet të shkojë në burg, një ditë e të cilit do t’i llogaritet 20 euro.
Marrëveshja e koordinatorit Avdullahu me prokurorinë kishte paraparë dënimin me 6 muaj burg dhe 200 euro gjobë, por kjo marrëveshje kishte parashikuar që me pëlqim të Avdullahut, dënimi më burg mund të kthehej në gjobë.
Aktakuza ndaj Avdullahut ishte ngritur dje, ndërsa po dje ai kishte arritur marrëveshjen me prokurorinë për pranim fajësie.
KALLXO.com shkroi dje për aktakuzën ndaj Avdullahut, i cili sipas prokurorisë në ditën e zgjedhjeve ishte kapur me 6 fletëvotime, ndërsa kishte këshilluar votuesit të votonin për subjektin që përfaqësonte.
“Me datën 11.06.2017 rreth orës 12:30 në Pejë në Qendrën e Votimit në shkollën fillore “Asdreni”, si person zyrtar dhe atë si koordinator i vëzhguesve të partisë së PDK-së ka keqpërdorur pozitën detyrën zyrtare dhe autoritetin e tij, duke këshilluar votuesit që të votojnë në favor të partisë së tij”, thuhet në aktakuzë.
Aktakuza më tutje sqaron se Lahë Avdullahu ia kishte dhënë një fletëvotim ku ishte i rrumbullakësuar numri i Koalicionit PAN dhe disa nga kandidatët e tij.
“I pandehuri takohet me dëshmitarin Nuhi Maloku në banjon e shkollës së Asdrenit ku i pandehuri dëshmitarit ia jap një kopje të fletës se votimit të rrumbullakuar me numër 12 të subjekti dhe nr 1,5,13,21dhe 106 të deputetëve”, sqaron aktakuza.
Në aktakuzë më pas tregohet se këto veprime ishin vërejtur nga drejtoresha e shkollës dhe vëzhguesi i LDK-së në këtë shkollë.
“…pasi hetohet nga vëzhguesi i LDK-së Adnan Gjikolli dhe drejtoresha e shkollës Agime Lajçi, i njëjti ndalohet dhe arrestohet nga policia, ku në çantën e tij hetuesit i gjejnë dhe sekuestrohen 6 kopje të paplotësuara të fletës së votimit, kurse dëshmitarit Nuhi i gjejnë kopjen e fletëvotimit të rrumbullakuara me numrat e lartcekur”. thuhet në aktakuzë.
Gjykata në Pejë dënoi edhe Ranko Zddravkoviqin nga Gorazhdeci, pasi atij i ishin gjetur 32 fletëvotime.

T� tjera
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...






























