Lajme

Dhimbja dhe pikëllimi kthehen në zemërim dhe protestë

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 17 June 2017

Dhimbja mbi katastrofën e kullës Grenfell në Londër u kthye në zemërim dhe protestë të premten pasdite, pasi numri zyrtar i vdekjeve u rrit në të paktën 30 veta, derisa ka drojë se dhjetëra të tjerë mund të gjenden në rrënoja.

Kryeministrja Theresa May u ballafaqua me thirrjet \”turp për ju\”, me rastin e një vizite në vendin e ngjarjes ku nodhi zjarri shkatërrues në perëndim të Londrës.

Qindra protestues gjithashtu marshuan në Whitehall, në qendër të Londrës, për të shprehur zhgënjimin e tyre ndaj qeverisë lidhur me reagimin e tyre ndaj rastit të zjarrit, i cili shpërtheu në kullën në veri Kensington të mërkurën në mëngjes.

-Advertisement-

Turma më vonë filloi të marshonte drejt Kensington High Street, duke brohoritur \”pa drejtësi, nuk ka paqe\”.

\”Ne kemi nevojë për përgjigje dhe ne kemi nevojë për përgjigje tani,\” tha një protestues përmes megafonit.

\”Kjo nuk duhej të ndodhte në Mbretërinë e Bashkuar, kjo nuk duhet të ndodhte kurrë\”, tha ai.

Më vonë në mbrëmje, në perëndim të Londrës, turma u bashkuan për të shprehur dhimbjen e tyre me ndezje qirinjsh.

Një det qirinjsh ndriçonte rrugën në Qendrën e Krishterë Latymer, vetëm pak metra nga vendi ku ndodhi zjarri.

Ezekutivi premtoi një fond prej 5 milionë funtesh për furnizime emergjente, ushqim dhe veshmbathje për viktimat. Ekzekutivi shpreh frikën se numri i të vdekurve do të rritet, pasi më shumë se 70 persona besohet se ende janë të pagjetur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera