Lajme

Enver Hoxhaj shtroi darkë zyrtare 2667 euro (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 16 June 2017

Një muaj më parë, presidenti në largim i Shqipërisë Bujar Nishani qëndroi për vizitë në Kosovë me ftesë të presidentit Hashim Thaçi.

Në një vizitë disa ditore në Kosovë, Nishani kishte takuar disa prej politikanëve të vendit. Fillimisht, ai kishte darkuar në rezidencën e kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli, për të vazhduar të nesërmen me takime e vizita nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Nishani gjatë asaj vizite, kishte takuar edhe ministrin në largim të Punëve të Jashtme dhe nënkryetarin e PDK’së, Enver Hoxhaj. Ata edhe kishin darkuar së bashku.

-Advertisement-

Por e veçanta e kësaj darke, është vetëm fatura e cila ka kushtuar hiç më pak se 2667.10 euro.

Në faturën e siguruar nga Periskopi, shihet se si rekomandohet fatura të Sekretari i Përgjithshëm i MPJ’së, Fitim Sadiku për pagesë.

“I nderuar z, Sekretar

Me anë të kësaj shkrese, lutetni të aprovoni kërkesën për pagesën e faturës për darkë me zyrtarë me rastin e vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë SHTZ Bujar Nishani, me ministrin SHTZ Enver Hoxhaj, i cili ka shtruar darkë zyrtare me rastin e vizitës së Presidentit Nishani.

Shuma e pagesës: 2667.10 euro”, shkruhet në hyrjen e faturës, shkruan Periskopi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera