⚽️ Nga Baggio te Gigio, 10 tradhtitë më të dhimbshme në futboll
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 16 June 2017
Historia e futbollit është e mbushur me transferime të diskutuara dhe të diskutueshme. Disa prej këtyre janë zhvilluar në orët e vona të natës, të tjerë në mes të ditës. Por në të dy rastet këto operacione kanë shkaktuar zemërimin e tifozëve, siç po ndodh tani me Donnarumma. Po flasim për emra të rëndësishëm, të cilët, shpesh, kanë zgjedhur të kalojnë te ekipi i të njëjtit qytet ose te një rival historik.
Baggio
Një nga këto “tradhti” të mëdha ka qenë edhe ajo e Roberto Baggio-s. Deri në atë moment ishte simboli i Fiorentina-s, por është shitur tek Juventus pas Italia 1990. Kjo lëvizje ka çuar në përplasje mes dy tifozerive, edhe pse mes dy ekipeve ka pasur gjithmonë një rivalitet të madh. Ka bërë bujë refuzimi i “Bishtalecit Hyjnor” për të ekzekutuar një penallti kundër Fiorentina-s në kampionat.
Ronaldo
Në fillim ka qenë Barcelona, më pas Inter në 1997-ën. “Fenomeni” ishte “Fenomen” deri në momentin kur, për shkak të dëmtimeve kryesisht, është blerë nga Real Madrid. Një lëvizje që nuk është pritur mirë nga tifozët e Barçës. Jo vetëm kaq. Në 2007-ën është transferuar te Milan dhe në derbin kundër Inter ka shënuar dhe ka festuar. Një tradhti e vërtetë për tifozët zikaltër.
Higuain
Juventus ka befasuar Napoli-n duke paguar klauzolën prej 90 milionë euro të Gonzalo Higuain, i cili nuk është menduar dy herë për t’i thënë po “Zonjës së Vjetër”. Një tradhti kjo që akoma i djeg tifozëve të Napoli-t.
Pjanic
Ashtu si me Higuain, Juventus ka paguar edhe klauzolën për të marrë Miralem Pjanic nga Roma. Mesfushori më i mirë i verdhekuqve, ai me këmbët e mira, i cili i ekzekuton goditjet e dënimit si Juninho Pernambucano. Për verdhekuqtë, transferimi i lojtarit më të mirë pikërisht te bardhezinjtë ka qenë një tradhti e vërtetë, e vështirë për t’u gëlltitur.
Figo
Portugezi Luis Figo ka arritur të realizojë një transferim që konsiderohej i pamundur nga ato anë, domethënë kalimi nga Barcelona te Real Madrid. Sigurisht, në tavolinë ishin 70 milionë euro (shumë për atë kohë), por për katalanasit ajo plagë është akoma e freskët. Veçanërisht për shkak të faktit se Figo ka fituar gjithçka ishte e mundur me fanellën e “Los Blancos”, edhe “Topin e Artë”.
Tevez
Transferimi i Carlitos Tevezn nga United te City ka shkaktuar shumë diskutime. I transferuar te “Djajtë e Kuq” në 2007-ën, argjentinasi ka fituar një Champions League (të vetmen në karrierë) me United dhe dy kampionate. Sherret me Cristiano Ronaldo dhe Ferguson e kanë shtyrë të marrë vendimin e bujshëm për t’u transferuar te rivalët e City. Një operacion që është realizuar në 2009-ën dhe që ka kushtuar 30 milionë euro.
Mihajlovic
Dy vite te Roma nga 1992-shi te 1994-a, për të kaluar më pas te Sampdoria. Por tradhtia e Sinisa Mihajlovic ka ardhur më vonë, më saktësisht në 1998-ën kur ka vendosur të kalojë te Lazio, duke u bërë lider i atij ekipi.
Capello
Nuk është aspak e lehtë të kalosh tek Juventus pasi ke drejtuar për 5 vite Roma-n. Këtë ka bërë Fabio Capello, pasi ishte betuar se nuk do të shkonte në Torino për asnjë arsye. Një goditje e dyfishtë për verdhekuqtë, të cilët kanë parë të largohet edhe “Puma” Emerson, lideri i mesfushës, drejt bardhezinjve.
Ganz
“Shënon gjithmonë ai”, shkruanin dhe këndonin tifozët e Inter, duke ndjellë golin e Maurizio Ganz. Por pas dy vitesh me zikaltrit dhe shumë golash, sulmuesi friulan ka kaluar te Milan-i i urryer, duke dhënë kontributin e tij për titullin e fituar në 1999-ën. Nëse nuk është tradhti kjo…
Collovati
Të largohesh nga ekipi pas gjashtë vitesh të kaluar si protagonist dhe ndërsa ky ekip po bie në Serinë B nuk është maksimumi. Tifozët e Milan nuk e kanë harruar atë tradhti të Fulvio Collovati-t. Në 1982-in, i sapo shpallur kampion bote me Italinë, mbrojtësi është larguar nga Milan, me kuqezinjtë që sapo kishin rënë në Serinë B: ka shkuar tek Inter, dhe kjo lëvizje nuk do t’i falet kurrë. Por goli i Hatley, pikërisht kundër Collovati-t, në derbin e 1984-ës, ka qenë një hakmarrje e vogël.
Donnarumma
“Tradhtia” më e freskët është ajo e ditës së djeshme, me të riun Donnarumma që ka refuzuar të rinovojë kontratën me Milan-in. Ndoshta mbas këtij refuzimi qëndron Real Madrid, por gjithçka do të jetë më e qartë në ditët në vazhdim.
Cila nga të mësipërmet mendoni se ka qenë tradhtia më e madhe sportive?
Të tjera
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...