Sport

Bayern Munchen blen mesfushorin Tolisso

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 15 June 2017

Corentin Tolisso do të jetë pjesë e Bayern Munchen në 5 vitet e ardhshme.

Klubi bavarez arriti të gjejë marrëveshjen me Lionin për blerjen e mesfushorit, për të cilin pranoi të paguajë 41.5 milionë euro, për të vendosur një rekord të ri përsa u përket lëvizjeve në merkato, duke thyer atë të vitit 2012, kur kampionët e Gjermanisë paguan 40 milionë euro për të blerë spanjollin Javi Martinez.

Por ky transferim përbën një rekord edhe për vetë Lionin, që mund të përfitojë edhe 6 milionë euro të tjera nga Bayern në formën e shpërblimeve. Bayern Munchen ka vendosur një rekord të ri në Bundesligë me 5 titujt radhazi kampion të fituar, ndërkohë që Liga e Kampioneve është kthyer në një obsesion për këtë klub, duke qenë se nuk triumfon në këtë eveniment që nga viti 2013.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera