Nisma i reagon Ramiz Lladrovcit
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 15 June 2017
Nisma për Kosovën, dega në Drenas ka reaguar ndaj kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci, i cili ditë më parë ka paditur për shpifje profesorin Nexhmedin Bala.
Lladrovci ka paditur këtë professor në polici, për të cilin tha se ka shpifur përmes rrjeteve sociale duke shkruar gjëra që s’janë të vërteta.
Lidhur me këtë, Nisma e ka quajtur sjellje të pahijshme atë që ka bërë Lladrovci,duke paditur Balën, i cili është edhe anëtar i kryesisë së Nismas, dega në Drenas.
Ja reagimi i plotë i Nismës:
Reagim ndaj Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci në lidhje me sjelljen e pahijshme dhe akuzimin pa fakte ndaj Anëtarit të Kryesisë së NISMA për Kosovën Dega në Drenas Msc. Nexhmedin M. Bala.
NISMA për Kosovën – Dega në Drenas nëpërmjet këtij reagimi në vazhdim dënon ashpër sjelljen e pahijshme dhe abuzive të Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci i cili linçon dhe kërcënon me padi ndaj Msc. Nexhmedin Bala – Profesor në SH.M.P “Fehmi Lladrovci” në Drenas, i cili po ashtu është edhe anëtar i Kryesisë së degës së NISMA-s në Drenas.
Konsiderojmë se ky veprim denigrues dhe i pahijshëm i z. Lladrovci ndaj anëtarit të Kryesisë sonë z. Balaj është i qëllimshëm dhe më shumë politikë, si dhe aspak në funksion të organizimit të hapësirave brenda SH.M.P “Fehmi Lladrovci” në Drenas sepse kjo është çështje organizative e vet shkollës.
Me datë 12.06.2017 (ditë e Hënë), drejtori i shkollës së lartcekur ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Arsimtarëve e cila ishte paraparë të mbahej prej orës 12:00, kohë kjo kur nxënësit nuk ishin prezent në shkollë, me ketë rast stafi i mësimdhënësve ka ardhur në shkollë dhe sigurisht se i kanë parkuar veturat e tyre brenda hapësirës së shkollës siç mund të shihet edhe në fotografi të ndryshme të cilat tashmë janë postuar gjithandej në rrjete sociale.
Por që vetura e Profesor Nexhmedin Balës ka qenë e parkuar në parkingun e dedikuar për ketë qellim i cili ndodhet para shkollës (në oborr). Kryetari i Komunës së Drenasit edhe nëpërmjet deklarimit të tij publik benë të ditur se ai vet, e ka telefonuar Policinë në Drenas duke urdhëruar inspektimin dhe ndëshkimin e atyre Profesorëve të cilët kanë parkuar veturat në hapësirat prapa shkollës si pasoj e mungesës së parkingjeve në oborrin e shkollës, dhe si rrjedhojë vet prezenca e Policisë në shkollë ka penguar mbledhjen e Këshillit të Arsimtareve sepse mbledhje e paraparë që të mbahej nga ora 12:00 është mbajtur tek në orën 13:00, pra 1 orë me vonesë.
Ju rikujtojmë se në bazë të rregulloreve të brendshme menaxhimin e hapësirave shkollore e bënë ekskluzivisht Drejtori i shkollës në bashkëpunim me Bordin dhe Këshillin e Arsimtarëve. Sikur ti kishte ftuar Drejtori i shkollës, Policinë do të ishte ne rregull, por paraprakisht ishte dashtë me i njoftuar mirë arsimtaret për rregulloret e shfrytëzimit të hapësirave shkollore. Po ashtu dihet fare qartë se Policia në hapësirat shkollore duhet te implikohet vetëm kur shkolla e kërkon ndihmën e tyre për shqiptimin e tiketave për automjete ose largimin e tërësishëm të tyre nga oborri i SH.M.P “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
NISMA për Kosovën – Dega në Drenas dënon ashpër pohimin e Kryetarit Lladrovci i cili thekson se: “i ka penguar dikujt që është përfshirë në llumin e punëve të pista dhe nxjerr postime kinse ai ka pengu procesin e mbajtjes së mbledhjes së arsimtarëve” ku me ketë rast akuzon drejtpërdrejtë anëtarin e Kryesisë sonë z. Nexhemdin Bala, i cili nuk ka qenë prej profesorëve të vetëm që ka bërë reagim (postim) në rrjetin social facebook për këtë çështje.
NISMA për Kosovën – Dega në Drenas konsideron se kjo sjellje e z. Lladrovci është e papranueshme dhe i benë thirrje që për ketë gabim të iu kërkohet falje të gjithë mësimdhënësve të kësaj shkolle, por në veçanti Prof. Nexhemdin Bala cili është edhe Asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit.
Arsimtaret dhe Profesorët tanë janë njerëz me vlera të larta morale dhe intelektuale sepse e kanë dëshmuar veten e tyre si para luftës duke punuar pa paga fare, por edhe pas luftës, gjithnjë në funksion të dijes dhe përgatitjes së brazave të tërë në vazhdimësi, prandaj jo vetëm sjellja e pahijshme e Kryetarit të Komunës z. Ramiz Lladrovci, por edhe kujtdo qoftë tjetër duhet të dënohet sepse është e papranueshme përdhosja e vlerave të çmuara intelektuale të qytetit tonë.
Të tjera
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...