Sport

⚽️ Vjen lajmi i madh për Donnarumman (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 14 June 2017

E ardhmja e portierit italian, Gianluigi Donnarumma do të vendoset nesër në San Siro.

Drejtuesit e Milanit dhe agjenti Mino Raiola nesër do të takohen për të vendosur përfundimisht për fatin e portierit Gianluigi Donnarumma, shkruan Calciomercato.

Portieri ka kontratë deri në vitin 2018, por Milan dëshiron t’ia vazhdojë atë deri në vitin 2022, duke i ofruar pagë neto deri në 5 milionë euro në sezon.

Problem për arritjen e marrëveshjes mund të jetë interesimi i skuadrave tjera të mëdha evropiane si PSG, Real Madrid, Manchester United dhe City.

-Advertisement-

Të katër këto skuadra janë gati që t’i ofrojnë deri në 10 milionë euro në sezon, apo dyfishin që ofron Milan.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy