Lajme

Kusari-Lila tregon se pse e prishi koalicionin me PDK-në në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 14 June 2017

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka prishur koalicionin qeverisës në nivel lokal me tashmë ish partnerin, PDK.

Ajo ka thënë se këtë vendim e ka marrë javë më parë dhe arsye është performanca e dobët nga drejtorët të udhëhiqnin drejtorit në këtë komunë.

“Vendimin e kam marr para zgjedhjeve të përgjithshme, por prishjen e koalicionit e kam bërë pas zgjedhjeve, pasi nuk kam dashur të shkaktoj huti te qytetarët”, ka shtuar ajo më tej.

-Advertisement-

“Nuk lidhet kjo çështje me zgjedhjet. Vendimi im ka qenë i mëhershëm. E kam parë që është koha e fundit, pasi kemi disa projekte madhore dhe nuk kam dashur të rrezikoj që ato të dështojnë shkaku i mungesës së performancës”, ka thënë Kusari-Lila, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Kusari-Lila ka thënë më tej se nuk do të bëjë koalicion me askënd për muajt e mbetur deri në zgjedhjet lokale dhe se ka treguar se tashmë ka zëvendësuar vendet boshe më drejtorë të rinj.

Ajo ka thënë se nuk është e kënaqur me rezultatin zgjedhor në këtë komunë me çka e ka lidhur edhe rikandidimin e saj edhe për një mandat si kryetare e Gjakovës.

“Vendimin do ta marrë deri në fund të qershorit.  Nuk jam e kënaqur me votat në Gjakovë, duhet shikuar nëse kjo lidhet me performancën time si kryetare”, ka thënë ajo. /Klan Kosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera