Hoti: Kusari ndërpreu koalicionin me neve pa na njoftuar
Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 14 June 2017
Nënkryetari i deritashëm i Gjakovës Ramadan Hoti me anë të një komunikate për media ka sqaruar vendimin e sotëm të kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila.
Ajo sot shkarkoi nënkryetarin Ramadan Hoti dhe tre drejtorë të Drejtorive që vinin nga PDK-ja.
Komunikata e Hotit për media:
Të dashur qytetarë të komunës së Gjakovës, e ndjej obligim moral t’iu drejtohem juve, ju që për këto vite më dhatë mundësinë me besimin tuaj, unë të jem në shërbimin tuaj. E votuam dhe e përkrahëm në 2013, i hapëm derën Hasjane, deri edhe në familjet tona, ia falëm besimin që është i shenjtë por vetëm një herë. Kësaj përkrahje iu bashkëngjitën shumica e komunës së Gjakovës dhe me këtë besim Mimoza Kusari-Lila, luajti shumë, jo vetëm që se mbajti premtimin e dhënë por kurrë nuk u tregua falënderuese së paku për besimin e qytetarëve. Besuam në ndryshim dhe për 4 vite të qeverisjes së saj, ajo vetëm akuzoi qeverinë e kaluar, nxori njerëz nga puna, iu dha trysni bizneseve dhe i shkelmoi ato, shkatërroi strukturën në arsim me familjarizëm dhe e politizoi rëndë, administratën komunale, çdo konkursi i qëndroi prapa duke përshtatur për njerëz familjarë të saj! Ne qëndruam korrekt me të, në pushtetin lokal, me pak kompetencë që kishim kemi mundur të dalim në zyre dhe ti presim qytetarët tanë së paku hallexhinjtë që janë shumicë në komunën tonë, këtë e bëme ne, sepse dera e saj ishte e mbyllur për të gjithë ata që i besuan, ndërsa ata që si besuan as afër s’kanë mund të sjellën nga papjekuria e saj. Dua të potencoj se të gjitha investimet që janë kryer në komunën e Gjakovës veçanërisht në Has, Hasi që është ndër kontribuuesit më të mëdhenj te Partia Demokratike, kryetarja e komunës jo vetëm që nuk na ka përkrahur por edhe na pengoi në realizimin e tyre. Me një fjalë, e ka keqpërdorur jashtë mase besimin tonë dhe të qytetarëve të Komunës së Gjakovës! Pa asnjë konsultim ose lajmërim, ajo ndërhyri dhe e ndërpreu koalicionin, cilin do tjetër që do ia sjellë Kuvendit Komunal me besimin qytetar, Mimoza do e shndërron si pronë familjare. Në fund, veprimi nga ana e kryetares gjithçka mund të jetë, vetëm njerëzor nuk ë shtë. Edhe njëherë e ceku, që ky veprim, tregon zhgënjimin e saj që pësoi pikërisht nga vota e qytetarëve, në zgjedhjet e 11 Qershorit po në këtë komunë! Të gjithë drejtorët komunalë dhe stafin civil, i falënderoj për punën e drejtë, përkushtimin dhe respektin që kanë treguar ndaj meje dhe qytetarëve!
Të tjera
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...