Lajme

Meta: LSI, bashkëpunim me PDIU. Të mos prekë njeri votën!

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 13 June 2017

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të martë ka deklaruar se, LSI do të bashkëpunojë ngushtë në zgjedhje me PDIU-në e Shpëtim Idrizit.

“LSI dhe PDIU do të jenë në një bashkëpunim shumë të ngushtë për të gjithë qytetarët shqiptarë”, ka thënë Meta, i cili ka paralajmëruar që të mos preken zgjedhjet.

“Të mos i shkojë njeriu në mend të vjedhë një votë. Kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës nga sera e politikës, por është fjala e Ilir Metës”, ka thënë Meta.

-Advertisement-

Meta ka akuzuar krerët e dy partive të mëdha për atë që e ka quajtur “aleanca e errët”, e cila sipas tij po përpiqet të manipulojë qytetarët përmes asaj pjese të inkriminuar të Policisë së Shtetit.

“Ka një aleancë të hapur, një aleancë e errët e dy individëve për të manipuluar shqiptarët në favor të oligarkisë. Kjo është një aleancë që synon t’u imponohet shqiptarëve përmes fiksimeve, manipulimeve, keqpërdorimit të policisë, që drejtohet nga përgjegjësi kryesor i përhapjes së drogës”, ka thënë Meta, i cili këtë herë i ka ashpërsuar akuzat.

“Haki droga nuk duhet ta përdorë më Policinë e Shtetit në mënyrë antiligjore dhe përmes inskenimeve mafioze. Por përgjigjia do të jetë e paparë më 25 qershor”, ka thënë Meta.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ish-kreu i LSI-së ka deklaruar se PD nuk ka shanse që këtë herë të dalë mes partive të mëdha.

“Luli ka nisur një garë me PDIU-në për vendin e tretë. Ai është i treti në disa qarqe dhe rrezikon të ngelet i katërti në shumë qarqe të Shqipërisë”, ka thënë Meta, duke shtuar se “aleanca e errët” nuk do ta ndihmojë, shkruan TCH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera