Sport

⚽️ Bunjaku: Ja kur do ta shënojmë fitoren e parë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 12 June 2017

Albert Bunjaku, ka analizuar humbjen 4:1 ndaj Turqisë, ndeshje e luajtur në Shkodër.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka analizuar humbjen 4:1 ndaj Turqisë, ndeshje e luajtur në Shkodër.

“Mendoj që ka qenë 11 shja më e mirë. Hera e parë që luajtëm me 5-4-1, ishim të detyruar, pasi anësorët debutonin me ne. Edhe lëndimi i Ujkanit dhe Berishës ndikon. Pjesa e parë ishte e mirë, ka elemente të mira, kem disa kombinime, disa gjysmëraste, raste. Goli vjen në momentin e duhur tonin. Ndoshta është herët herët ta mundim Turqinë”, tha Bunjaku pas ndeshjes.

-Advertisement-

“E dinim se fuqia e Turqisë vjen në krahë, prandaj u munduam të mbrohemi më mirë. Ka elemente që angazhimi nuk ka munguar. Valoni sot ka vrapuar më së shumti në fushë. Mirëpo, në total, Turqia është kombëtare me kualitet më të lartë. Duhet durim, duhet kohë, fitorja e parë do të vjen gjatë vjeshtës”, shtoi ai.

I pyetur se kush do ta marrë përgjegjësinë e humbjes ai shtoi.

“Duhet ta marrim të gjithë. Nëse duhet ta marrë dikush, e marrë unë. Është herët, kemi ende probleme me dokumentacione të lojtarëve, me fusha, etj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera