Lajme

Vrasja e Çukut, Autori: Bashkëpunoj me policinë nëse më siguroni familjen

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 12 June 2017

Autori i dyshuar dhe tashmë i arrestuar për vrasjen e komisar Artan Çukut ka pranuar të bashkëpunojë me policinë.

 

Mikel Shallari u ka thënë oficerëve të policisë se do të tregonte gjithçka por me kushtin që familja e tij të dërgohet jashtë shtetit dhe të merret në mbrojtje nga policia.

-Advertisement-

Ai është treguar i gatshëm të nxjerrë emrat e porositësve të vrasjes së ndodhur më 8 prill të këtij viti në Tiranë.

Burimet thonë se krimi dyshohet se u porosit nga një burg jashtë vendit, ndërsa po hetohen disa pista që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave që urdhëruan vrasjen e komisar Çukut.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Mikel Shallarin për “vrasje me paramendim për gjakmarrje të kryer në bashkëpunim”. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera