Lajme

SHBA-ja dhe Turqia diskutojnë për mosmarrëveshjen mes vendeve arabe

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 11 June 2017

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, kanë diskutuar rreth Sirisë dhe mosmarrëveshjes mes Katarit dhe vendeve të tjera arabe dje përmes telefonit, kanë bërë të ditur burime brenda Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Telefonata, që u krye me kërkesë të Tillersonit, erdhi pasi Tillerson u bëri thirrje të premten Arabisë Saudite dhe vendeve tjera të Gjirit që ta lehtësojnë bllokadën ndaj Katarit, duke thënë se bllokada po shkakton pasoja të paqëllimshme humanitare dhe po ndikon në luftën e udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik, transmeton Express.

Nuk janë dhënë detaje tjera rreth kësaj telefonate.

-Advertisement-

Duke iu referuar komenteve të Tillersonit rreth bllokadës, presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë të premten në një fjalim të mbajtur gjatë një iftari në Stamboll: “Unë them se [bllokada] duhet të hiqet krejtësisht.”

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i prishen marrëdhëniet me Katarin të hënën e kaluar, duke e akuzuar atë se po i përkrah militantët islamikë dhe Iranin.

Katari i mohon këto akuza duke i cilësuar të pabaza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera