100 autobusë me serbë në zgjedhjet e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 11 June 2017
Qeveria e Serbisë pritet t’i dërgojë mbi 100 autobusë të dielën me serbë të Kosovës që jetojnë në Serbi, për të votuar për Listën Serbe. Kjo do të jetë sprovë për sigurinë.
Si asnjëherë më parë që nga funksionimi i demokracisë parlamentare në Kosovë, prej vitit 2000 e këndej, kësaj radhe, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, pritet të zhvillohet një betejë e ashpër politike dhe zgjedhore midis subjekteve që tubojnë politikanë serbë. Bëhet fjalë për garën për dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb. Kjo është radha e dytë që aplikohet modeli i ulëseve të garantuara që mundëson ndarjen për komunitetin serbe të dhjetë ulëseve. Më parë, siç dihet, në dy mandate, pas zgjedhjeve të vitit 2007 dhe 2010, ka qenë në fuqi modeli i ulëseve të rezervuara që ishte më i favorshëm për komunitetet pakicë, sepse mundësonte që pos këtyre dhjetë ulëseve gjithsesi të sigurta, komunitetet pakicë të marrin edhe mandate shtesë të fituara drejtpërdrejt në zgjedhje.
Në zgjedhjet e para me mandate të garantuara, më 8 qershor të vitit 2014, Lista Serbe që ishte krijuar vetëm pak javë para këtyre zgjedhjeve, fitoi nëntë prej dhjetë mandateve të dedikuara për komunitetin serb, ndërsa një mandat i takoi subjektit të Nenad Rasic. Por, duket që raporti i forcave politike ndër serbët e Kosovës ka ndryshuar, ose, duket që do të ketë një dyluftim midis Listës Serbe, të favorizuar në të gjitha mënyrat e mundshme nga Qeveria e Serbisë, dhe subjekteve të tjera serbe, mbi të gjitha SLS të Slobodan Petrovic dhe partisë së Aleksandar Jablanovic. Raporti i forcave realisht favorizon ende në këtë garë Listën Serbe, të cilën formalisht e udhëheq Slavko Simic, që ishte edhe Shef i Grupit Parlamentar të kësaj Liste në Kuvendin e Kosovës.
Qeveria e Serbisë ka mobilizuar të gjitha kapacitetet politike, ekonomike dhe sociale, për t’i fituar të dhjetë mandatet e garantuara në Kuvendin e Kosovës, sepse, në këtë mënyrë Presidenti Aleksandar Vucic synon të mbajë në fuqi ndikimin e tij përbrenda Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, shkruan politiko.net.
Llogaritet që janë diku njëzet mijë serbë të Kosovës që marrin paga nga Serbia, në sistemin paralel administrativ – gati 6000 mijë – dhe në sistemin e arsimit dhe shëndetësisë në Kosovës – gati 14000 mijë.
Ashtu siç ka ndodhur në zgjedhjet presidenciale në Serbi, kur të gjithë këta votuan për kandidatin e SNS, Kryeministrin Vucic, edhe kësaj here, Beogradi po bën gjithçka që të gjithë këta të votojnë për Listën Serbe, sepse në të kundërtën do të rrezikojnë të humbin vendin e punës.
Në anën tjetër, janë diku rreth 1900 votues në Serbi, serbë të Kosovës, që janë certifikuar, nga ana e KQZ’së në Prishtinë, për të votuar me postë. Pritet edhe këtu që të gjithë këta serbë të Kosovës, që jetojnë në Serbi, ta përkrahin Listën Serbe. Megjithatë, këto dy veprime, dhe as një fushatë e egër kundër të gjitha subjekteve të tjera serbe që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit, nuk po shihen si të mjaftueshme në Beograd për t’i marrë të dhjetë mandatet.
Siç ka marrë vesh Politiko.net nga burimet diplomatike ndërkombëtare në Prishtinë, Qeveria e Serbisë e ka ndërmend të sjellë të dielën në Kosovë, 70 deri 100 autobusë, në mos edhe më tepër, me votues serbë të Kosovës që jetojnë në Serbi, por që janë të pajisur me dokumente të rregullta identifikimi, për të votuar në së paku katër qendra të votimit, dy në Veri dhe dy në pjesë Lindore të Kosovës. Kemi të bëjmë me votat e kushtëzuara, validiteti i të cilave do të verifikohet më pas nga KQZ. Ky do të jetë rasti i parë në zgjedhjet kosovare kur kemi një organizim të këtij lloji të serbëve të Kosovës që jetojnë në Serbi. Pritet që 35005000 prej tyre do të votojnë në këtë mënyrë, gjë që gjithsesi pritet t’i shtojë gjasat e Listës Serbe për fitore. Në anën tjetër, sipas burimeve diplomatike perëndimore, i gjithë ky operacion i votimit në Kosovë, nga qytetarët serbë që do të sillen me autobusë në Kosovë, gjithsesi paraqet një sfidë për Policinë e Kosovës dhe për rregullsinë e këtyre votimeve.
Të tjera
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...
-
Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) ...
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
Një burrë në Shtërpcë ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij gjendet nj...
-
Prishtinë, dy persona shkaktojnë dhụnë psiqike ndaj familjares
Dy persona në Prishtinë dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj një fami...
-
Plagὀsja e dyfishtë në Vranjec, arrestohet edhe një i dyshuar
Dje është arrestuar edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në V...
-
VV-ja sot mban konferencë për media, do të shpalosen informacione të rëndësishme lidhur me zhvillimet e fundit
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit...
-
Abdixhiku në Ferizaj: Me tubim kaq të mirë, i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur një tub...
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...