Gjermania afrohet me Francën në fushën e mbrojtjes
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 11 June 2017
Gjermania dhe Franca duan të kooperojnë më ngushtë në fushën e mbrojtjes. Për ministren e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen kjo është rrjedhoja logjike pas zhvillimeve në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
„Referendumi për Brexit dhe zgjedhjet amerikane na kanë hapur sytë. Ne europianët duhet të marrim vetë sigurinë tonë në dorë”, është shprehur ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen për grupin mediatik „Funke -Mediengruppe të shtunën. Politika e jashtme e presidentit Trump lë „tek shumë partnerë pasiguri”. Prandaj aleatët e ngushtë duhet që „në çështje thelbësore të interesave të përbashkëta të ndjejnë një lloj besimi bazë.”
Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë ngarkuar ministrat e Mbrojtjes dhe Financave të përpilojnë një iniciativë gjermano-franceze për fondin e planifikuar europian të mbrojtjes, tha ministrja e CDU-së, von der Leyen. Ky dokument do t‘i paraqitet këshillit ministror të dy vendeve më 13 korrik.
Pesë vite të tjera në Afghanistan
“Ne së bashku mund të financojmë në fondin europian eurodronen”, tha von der Leyen. Po ashtu ajo theksoi se „mundemi të përmirësojmë transportin ajror gjermano-francez dhe të bashkëpunojmë edhe me vende të tjera.” Ministrja gjermane e Mbrojtjes është shprehur lidhur me prezencën e Bundeswehrit në Afganistan, se ky mision ku ushtarët gjermanë janë që në vitin 2002 do të zgjasë edhe së paku pesë vjet të tjera. „Në Kosovë madje e Bundeswehri është i stacionuar gati prej 20 vitesh. Në Afganistan ndoshta duhet të mendojmë për një periudhë më të gjatë qëndrimi”, tha von der Leyen./DW
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...