Lajme

Kosova voton sot

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 11 June 2017

Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë që të votojnë sot për subjektin e tyre të preferuar, kandidatët për deputetë dhe tre pretendentët që garojnë për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Për herë të parë do të kenë mundësi që të votojnë edhe më shumë se 155 mijë votues të rinj.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se më shumë se 33 mijë persona që nuk jetojnë më, janë larguar nga listat e votuesve.

-Advertisement-

Në gjithë Kosovën, KQZ-ja do të hapë 889 qendra të votimit. Procesi i votimin në Kosovë do të monitorohet nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera