Lajme

KQZ-ja përmbylli procesin e akreditimit të vëzhguesve: 29 mijë e 264 vëzhgues

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 09 June 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim:

160 vëzhgues nga 8 Ambasada,
301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare,
8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore,
3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje,
15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje,
27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës),
1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor,
468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe
36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare.

-Advertisement-

Mbledhja u mbajtë në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera