Mali i Zi konfirmon padinë kundër “komplotuesve të grushtshtetit”
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 08 June 2017
Një gjykatë në Mal të Zi konfirmoi padinë për 14 njerëz, përfshirë dy rusë dhe dy udhëheqës të opozitës pro-ruse, për rolin e tyre të dyshuar në një komplot për rrëzimin e qeverisë, vitin e kaluar.
Gjykata e Lartë në Podgoricë tha se padia përfshin akuzat për “përgatitje të konspiracionit kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Mal të Zi dhe përpjekje për akt terrorist”.
Procedurat gjyqësore duhet të nisin brenda dy muajsh, tha gjykata.
Të pandehurit përfshijnë deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, nëntë shtetas serbë, dy rusë dhe një tjetër malazez.
Zyrtarët dyshojnë se ata kanë bërë komplot për të marrë kontrollin e parlamentit gjatë zgjedhjeve parlamentare në tetor të 2016-ës, për të vrarë pastaj kryeministrin e atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, dhe për të instaluar një udhëheqje pro-ruse, e cila do të parandalonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
Prokurorët thonë se dy rusë të identifikuar si Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov kanë qëndruar në Serbi dhe se autoritetet atje i kanë lejuar të kthehen në Rusi.
Ata vazhdojnë të jenë në arrati.
Prokurori special i Malit të Zi ka thënë se “trupat shtetërorë rusë” kanë qenë të përfshirë në përpjekjen për grushtshtet, por një gjë e tillë është mohuar nga Moska.
Mali i Zi është bërë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 5 qershor.
Të tjera
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...