Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO e vë në pikëpyetje rinegocimin e Demarkacionit
Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 07 June 2017
Njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë paralajmërojnë Prishtinën zyrtare se pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, gjërat kanë ndryshuar sa i përket çështjes së proklamuar shumë në fushatën aktuale zgjedhore, për rinegocimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit.
Sipas tyre, Podgorica, vështirë se do të pranojë të hyjë në ndonjë proces të rishikimit të kësaj marrëveshjeje, tashmë kur vija kufitare e këtij shteti është pranuar edhe nga Aleanca Veri-atlantike.
Naim Maloku, ekspert ushtarak, tha për Radion Evropa e Lirë se tash shteti malazez do të flasë ndryshe lidhur me çështjen e Demarkacionit të kufirit.
“Unë nuk e besoj se Mali i Zi ka për të shkuar në rinegocim të marrëveshjes për shkak se nuk ka arsye, sepse ata e kanë kaluar marrëveshjen në Kuvend, e kanë ratifikuar dhe Mali i Zi ka probleme shumë të mëdha më opozitën”.
“Opozita pro-ruse në Mal të Zi, është tepër e fuqishme. Dhe po ashtu nuk e besoj që ndonjë qeveri e Malit të Zi, ka për të pasur guximin që të hyjë në rishikim të marrëveshjes ose ta shfuqizojë ratifikimin që është kryer në Kuvendin e Malit të Zi”, tha Maloku.
Kurse, Vigan Qorolli, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, nuk do të ketë ndonjë ndikim ndërmjet raporteve të Kosovës dhe Malit të Zi, në aspektin e Demarkacionit të kufirit.
Ai mendon se nuk do të ketë probleme, pasi që, sipas tij, çështjet e kufirit janë punë që rregullohen ndërmjet shteteve përkatëse.
“Kështu, të themi figurativisht se topi ka mbetur në anën e Kosovës e cila ose duhet ta miratojë në Kuvendi këtë version të cilin edhe Mali i Zi e ka ratifikuar paraprakisht ose plani B është që ta refuzojë me votë në Kuvend, ku po ashtu kërkohen 80 vota dhe pastaj të kërkohet rinegocimi i kritereve për përcaktimin e kufirit të Kosovës- Mal i Zi”, tha Qorolli.
Prishtina dhe Podgorica nënshkruan Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në gusht të vitit 2015, në praninë ndërkombëtare. Kjo marrëveshje më pas u shndërrua në një kusht nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Qorolli thotë se arbitrazhi ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mund të vijë në shprehje si opsion real.
“Unë jam ithtar i dërgimit të rastit në Gjykatën permanente të Arbitrazhit me seli në Hagë, sepse është e vetmja mundësi për të përcaktuar kriteret e reja. Metodologjike është vendosja nga disa arbitra meritorë të huaj, profesor të njohur dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, sepse sipas kritereve të ndjekura nga të dyja palët, kufiri është përcaktuar në kundërshtim me rregullat e ligjit ndërkombëtar”, tha Qorolli.
Demarkacioni me Malin e Zi, nuk u arrit të ratifikohet nga përbërjen tashmë e shpërndarë e Kuvendit të Kosovës, sado që koalicionin qeverisës e përbënin dy partitë më të mëdha – Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Marrëveshja e arritur në gusht të vitit 2015 për Demarkacionin me Malin e Zi, është kundërshtuar në vazhdimësi nga opozita, por edhe nga një numër i konsiderueshëm i deputetëve nga partitë në pushtet gjatë punës së Kuvendit tashmë të shpërndarë të Kosovës.
Ratifikimi i Demarkacionit ishte dhe mbetet kusht që Komisioni Evropian i ka vënë Kosovës për liberalizimin e vizave. /Rel/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...