Sport

⚽️ UEFA zbardh emrat e 11 qyteteve të mundshme mikpritëse të finales së L,K., mesin e tyre edhe Tirana

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 07 June 2017

Real Madrid ka fituar trofeun këtë vit të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët triumfuan kundër Juventusit me rezultat 4-1 në stadiumin kombëtar uellsian në qytetin e Cardiffit.

Tashmë zyrtarët e UEFA-s janë në kërkim e sipër të qytetit mikpritës për vitin 2019, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Në garë janë 11 qytete anembanë kontinentit evropian, ku mesin e tyre figuron edhe emri i kryeqytetit shqiptar të Tiranës.

Ndër të tjera janë edhe Baku-Azerbaixhan, Madrid-Spanja, Sevilla-Spanja, Stamboll-Turqia, Budapest-Hungaria, Astana-Kazakistan, Toulouse-Franca, Haifa-Izrael, Belfast-Ireland Veriore dhe Gdansk-Polonia.

E përgjigjen se kush do ta organizojë finalen e sezonit 2018/2019 do të mund ta mësojmë më 21 shtator.

Ndryshe, vitin e ardhshëm mikpritës do të jetë kryeqyteti ukrainas i Kievit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera