Lajme

Zbulohet një e vërtetë tmerruese e nënës së njërit prej sulmuesve të Londrës

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 07 June 2017

“Është e pamundur për mua të gjej fjalë të përshtatshme”, thotë Valeria Collina Kadhija, nëna e një prej terroristëve që sulmuan në Londër ditë më parë. Ajo e ka të vështirë ta vajtojë djalin e saj.

Youssef Zaghba ishte një prej tre sulmuesve të cilët përdorën një makinë dhe armë të ftohta për të vrarë disa persona në Londër.Valeria Collina është myslimane e konvertuar. Ajo tregon se si djali i saj, Youseff, i thoshte shpesh që të shkonin bashkë për të jetuar në Siri, transmeton Gazeta Metro.

-Advertisement-

Youssef, në të djathtë

“Unë i thashë, a je i çmendur. As që kam ndërmend që të shkoj në Siri”, tregon ajo t’i ketë thënë djalit të saj. Djali i saj ishte kapur në një rast në aeroportin e Bolognas, teksa po tentonte të shkonte në Siri.

Ajo foli me djalin e saj dy ditë përpara se të ndodhte sulmi, dhe tregon se në bisedë ai dukej shumë normal. Ajo thotë se distancohet plotësisht nga veprimet e djalit të saj.  “Na duhet më shumë edukim për personat e ri”, thotë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera