Lajme

ISIS publikon video brenda parlamentit iranian (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 07 June 2017

Grupi terrorist ISIS kanë publikuar një video përmes agjencisë së lajmeve Amaq, e cila pretendon se tregon sulmin terrorist nga brenda ndërtesës së parlamentit iranian.

Raportohet se sulmi në ndërtesën e parlamentit ka mbarur, pas raportimeve të më hershme për situatë me pengje. Ndërsa, një kamikaz i ISIS-it ka vdekur në mauzole, transmeton Express.

Zyrtarët iranianë thonë se e kanë parandaluar një sulm të tretë. I ashtuquajturi Shtet Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, të parat në Iran nga ky grup.
Mediat iraniane raportojnë se katër sulmuesit e ISIS-it janë vrarë brenda ndërtesës së parlamentit. Nuk është e qartë nëse numri i përgjithshëm i 12 të vrarëve i përfshinë edhe sulmuesit.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera