Premtimet Rama-Basha për Qeverinë e re, sa rriten pensionet
Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 07 June 2017
Në rast se ka një shtresë votuesish, që do të bënte diferencën dërrmuese ditën e zgjedhjeve, ata janë pensionistët. Janë 647 mijë pensionistë dhe përfitues nga skema e sigurimeve shoqërore, vota e të cilëve do të bënte fituese të padiskutueshme çdo parti politike në garën e 25 qershorit.
SHPËRBLIM 10 MIJË LEKË NË VIT PO FITOI PS
Edhe pse zyrtarisht nuk ka një program të qartë elektoral, në konventën e hapjes së fushatës, përfaqësuesit e lartë të PS premtuan shpërblim të pensionistëve çdo fundvit.
“Përmes paketës së solidaritetit për pensionistët prej 24 miliardë lekësh, do të vazhdojmë rritjen vjetore të pensioneve, duke u angazhuar që çdo pensionist të marrë si shpërblim fundviti nga 7 deri në 10 mijë lekë, duke nisur nga viti i parë i qeverisjes”, theksoi Otla Xhaçka në konventë, në atë kohë ministre e Mirëqenies Sociale.
Të shpërblesh pensionistët me 10 mijë lekë në fund të vitit është një akt i madh. Por shifrat nuk flasin për një qasje pozitive ekonomike. Sipas shifrave zyrtare të bilancit përmbyllës të vitit 2016, Shqipëria numëron 611,544 pensionistë. Me një shumë- zim të thjeshtë, për shpërblimin me 10 mijë lekë të tyre do të duheshin rreth 6,115 miliardë lekë.
Ose rreth 61 milionë USD në vit. Për ta bërë më të thjeshtë, për vitin 2017, që është vit fushate, qeveria i rriti pensionet me 3% dhe shpenzoi 3 miliardë lekë. Mesatarisht pensionet u rritën 256 lekë në muaj në fshat dhe 446 lekë në muaj në qytet. Që do të thotë se nga rritja e pensioneve, një pensionist qyteti përfitoi 5354 lekë shtesë në vit, ndërsa një pensionist fshati 3080 lekë në vit, shkruan Panorama.
PENSION MINIMAL 25 MIJË LEKË PO FITOI PD
“Në vitin e parë të qeverisjes së Republikës së Re, do të nisë rritja e pensioneve dhe brenda 4 viteve pensioni minimal do të jetë 25 mijë lekë të rinj”. Ky është premtimi elektoral i kreut të PD, Lulzim Basha. Premtim që habit të gjitha shifrat e buxhetit të shtetit. Sot të ardhurat minimale të një pensionisti në qytet janë 15 mijë lekë në muaj. Në fshat ato janë rreth 10 mijë lekë në muaj.
Sipas programit të PD, për 4 vite ato do të arrijnë në 25 mijë lekë në muaj, me një shtesë mesatare prej 2500 lekësh në vit ose rreth 16 për qind që vitin e parë të qeverisë, kjo vetëm për pensionet e qytetit. Sot, shpenzimet për pensione janë 117,6 miliardë lekë ose rreth 1.176 miliardë USD. Një rritje pensionesh me 16% në vit do të thotë që 188 milionë USD shtesë çdo vit vetëm për rritjen e re të pensioneve. Edhe kjo shifër, ashtu si premtimet e PS, i tejkalon parashikimet më optimiste.
Aq më shumë kur PD premton taksë të sheshtë 9 për qind, TVSH 15 për qind dhe ulje të të gjitha taksave e tatimeve të tjera. Qartësisht, ose duhet të ndodhë një mrekulli ekonomike që të mbushë buxhetin me para taksash dhe të rrisë ndjeshëm kontributet e sigurimeve, ose premtimi mbetet një target vështirë i realizueshëm. Edhe në vitet më të mira ekonomike, gjatë qeverisjes së PD, ato 2005- 2009, pensionet nuk u rritën kaq sa premton sot Basha. /albeu.com/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...