UEFA shpall skuadrën e vitit. 8 nga Reali, 3 nga Juve
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 06 June 2017
Dy ditë pas triumfit madrilen në Kardif, UEFA ka publikuar edhe skuadrën e vitit në Champions League. Mes 18 lojtarëve “të grumbulluar” janë dy portierë, 5 mbrojtës, 6 mesfushorë dhe 5 sulmues, mes të cilëve 8 janë nga Reali dhe 3 nga Juventusi. Sigurisht që nuk mungojnë edhe lojtarë të Atletico Madrid apo disa skuadrave të tjera, si Mbappe apo Lewandowski.
UEFA e ka shoqëruar përzgjedhjen e saj edhe me motivimet përkatëse të mbikëqyrësve teknikë.
Sa i përket portës, Buffon mbetet një simbol i vërtet i “Zonjës së vjetër” dhe performancat e tij sigurisht që janë ndër më të mirat, pavarësisht finales ku pësoi 4 gola. Zëvendës i tij është Oblak i Atleticos, një portier me shumë kualitete, gjë që është vërtetuar falë pritjeve të panumërta të tij.
Në mbrojtje nuk mund të mungonin Carvajal dhe Marcelo, dy anësorët e Realit, me spanjollin që është përmirësuar nga ndeshja në ndeshje dhe brazilianin që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për formacionin “merengues”. Mbi të gjithë është Sergio Ramos, kapiten dhe udhëheqës i kampionëve të rikonfirmuar të Europës, edhe pse për këtë ka disa “vërejtje” për disa sjellje josportive në fushë. Në shoqërinë e tij vihet padyshim Bonucci i Juventusit, një nga shtyllat fundamentale të repartit të tërhequr të bardhezinjve. Një lojtar me vizion të qartë dhe me pasime tepër të sakta. I pesti, por jo më pak i rëndësishëm është Godin i Atleticos, një lojtar me kontribut të shquar te “Los Colchoneros”, por edhe ai me më shumë përfaqësime.
Edhe mesfusha dominohet nga madrilenët, me Casemiron që shquhet për ekuilibrin që i ka dhënë repartit të mesfushës te Real, por edhe për golat e rëndësishëm që ka shënuar. Toni Kroos është tejet i sigurtë në zotërimin e topit dhe gjendet gjithmonë në vendin e duhur dhe kohën e duhur. Modric vlerësohet për shpejtësinë e tij në manovrim dhe kontributin që jep në fazën ofensive të skuadrës, duke ruajtur kështu një ritëm tejet të lartë për Realin. Isco është mesfushori sulmues i konsideruar perfekt, di të driblojë, të pasojë, por edhe të shënojë nga çdo zonë e fushës. I vetmi juventin që përfshihet këtu është Pjaniç, një lojtar vendimtar për ecurinë e “Zonjës së vjetër”, kualitetet e të cilit vihen re në zonën më të tërhequr të mesfushës, me kontribut të madh për mbrojtësit. Këtu përfshihet edhe Bakayoko i Monakos, një lojtar që ishte shtylla e mesfushës së një skuadre të jashtëzakonshme për këtë vit në Principatë.
Sulmi është thuajse i zaptuar prej vitesh, kryesisht nga Cristiano Ronaldo dhe Messi. Që të dy pretendentë të vazhdueshëm për “Topin e Artë”, me portugezin që shpallet kryegolashënues për të pestin vit radhazi, por që ishte edhe më i miri në fushë në finalen e Kardifit. “Pleshti” i katalanasve është golashënuesi i dytë më i mirë, shpikës i golave nga më të pamundurit, por edhe asistues për shokët e tij të skuadrës. Nuk mund të lihej jashtë Griezmann i Atleticos, golat e të cilit e çuan aq larg ekipin e dytë madrilen. I aftë me kombinimet, por edhe shpërthimet, shembull për të gjithë sulmuesit. Ai që në fakt është risi e këtij formacioni është Mbappe, por kjo është mëse e merituar pas performancave të jashtëzakonshme me Monakon, ku vlerësohet si i riu më i mirë i një skuadre plot me të rinj. Nuk di të ndalet së shënuari, edhe pse goli ndaj Juves nuk ishte i mjaftueshëm për ta çuar skuadrën në finale. Por është edhe një sulmues tjetër, Lewandowski i Bayern Munchen, efikas si gjithmonë. Nëse Bayern është një ekip i frikshëm, një meritë e veçantë i takon polakut.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...