Lajme

Limaj: Me Nismën në Qeveri nuk do të ketë pabarazi mes qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 05 June 2017

Lideri i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, ka deklaruar se në programi i Nismës parasheh paketë sociale e cila është më se e nevojshme për të vënë barazi qytetare.

“Ne për tri vite jemi në terren me qytetarët tanë, me ata që na kanë mbështetur e vazhdojnë që të na mbështesin. Ndërsa pas shpërndarjes së parlamentit, kemi intensifikuar aktivitetet”, ka thënë Limaj në programin zgjedhor në televizionin publik.

Limaj ka thënë se elektorati i partisë që ai udhëheq është i besimit.

-Advertisement-

“Nuk është elektorat që është krijuar momentalisht. Na ka ndjekur në të gjitha fazat. Ky elektorat është që ne kemi kërkuar besimin dhe komunikimin që nga lufta”, ka theksuar ai.

Sipas tij ka pasur raste kur janë sprovuar me besimin e elektoratin e Nismës dhe besimi ndaj tyre do të vazhdojë.

“Ne nuk kemi bërë gabime politike. Nuk kemi lejuar të transferohet vullneti i tyre. Kemi qenë në vazhdimësi me elektoratin”, ka pohuar Limaj.

Ai ka thënë se në Kosovë duhet të jetë një kryeministër nga opozita.

“Ne kemi krijuar objektivat tona. Nisma ka treguar që ka një lidership ku ka të bëjë me tema të caktuara, qofshin të pozitës ose të opozitës. Kemi qenë konstruktiv”, ka theksuar Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera