SINKON – UNICON është bërë anëtarja e 127-të e IFATCA
Autori: Gazeta inFokus
08:57 | 05 Qershor 2017
Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës – SINKON ka bërë të ditur se në takimin vjetor të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror IFATCA, të mbajtur në Toronto, Kanada me datë 13-19 Maj 2017, ka arritur pas shumë përpjekjesh të anëtarësohet me të drejta të plota.
Zyrtarisht SINKON – UNICON është bërë anëtarja e 127-të e IFATCA-së e votuar me shumicë votash! Për herë të parë, përfaqësuesi i SINKON, i është drejtuar anëtarëve të IFATCA-së në cilësinë e anëtarit të barabartë me sindikatat simotra. Në këtë konferencë SINKON Kosova ka qenë e përfaqësuar nga kontrollorët e trafikut ajror (Anetare te Kryesise se SINKON), Gëzim Krasniqi dhe Dritëro Zhitija.
Kjo ngjarje është mjaft e rëndësishme jo vetëm për SINKON, por edhe për gjithë Republikën e Kosovës, në vazhdën e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare (kjo pason anëtarësimin e SINKON në sindikatën Europiane të Kontrollorëve të Trafikut Ajror – ATCEUC, dy vjet me parë).
Ky është një moment historik për SINKON, ku do i jipet shansi te promovoj profesionalizmin e kontrolloreve te trafikut ajror Kosovar ne IFATCA karrshi kontrollorëve të trafikut ajror ndërkombëtar. Përveq kësaj, SINKON do shërbeje si një urë lidhëse edhe për anëtarësimin e institucioneve tona te fushës së aviacionit, ne institucionet ndërkombëtare si EUROCONTROL, ICAO etj.
SINKON falënderon te gjithë kontrollorët e trafikut Ajror Kosovar qe mundësuan këtë udhëtim si dhe menaxhmentin e ASHNA-s për përkrahjen qe i dhanë SINKON në realizimin e objektivave ndërkombëtare!
IFATCA është një organizatë ndërkombëtare që përfaqëson më shumë se pesëdhjetë mijë kontrollorë të trafikut ajror nga 127 vende të botës.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...




































