Me nusen komunikonte me “Google translate”, Zvicra dëbon kosovarin që e mashtroi gjithë shtetin
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 04 June 2017
Martesa e tij me zviceranen kishte qenë fiktive, kanë konstatuar autoritetet e Soloturnit. Këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata Federale dhe për këtë arsye kosovari do të dëbohet nga Zvicra
Kosovari sot 31 vjeçar kishte ardhur dy herë ilegalisht në Zvicër dhe të dy herët ishte përzënë për në Kosovë. Herën e tretë ai e mendoi një zgjidhje më të qëndrueshme: më 6 mars 2015 u martua me një zvicerane, tetë vite më të re se vet, shkruan luzernerzeitung.ch.
Me këtë lidhje martese ai siguroi qëndrimin në Zvicër, fillimisht deri më 31 tetor 2016.
Por, autoritetet shpejt arritën të grumbullonin të dhëna se martesa mes të dyve ishte fiktive, transmeton albinfo.ch. Në prill të vitit 2016 ato ia prishën kosovarit lejen e qëndrimit.
Dy të martuarit “për letra” kishin deklaruar se ishin njohur që në vitin 2012 përmes komunikimit me internet. Ajo nuk dinte shqip e ai mund të fliste vetëm në një gjermanishte të çalë. Së këndejmi, zyrtarët e kanë konsideruar barrierën e tyre gjuhësore si një argument për akuzën e martesës fiktive.
Pas ankesës që çifti ka bërë në Gjykatën Federale u është dhënë të drejtë konstatimeve të autoriteteve, përcjell albinfo.ch. Të martuarit, të dytë pa ndonjë arsimim, thonë se kanë komunikuar përmes përkthimit me “google”. Ndërsa sipas Gjykatës Federale përdorimi i mjeteve të tilla të përkthimit e bën të panatyrshëm komunikimin.
Dhe si dëshmi se komunikimi mes tyre ka qenë i mangët tregon fakti se ata nuk e dinin ditëlindjen e njëri tjetrit e aq më pak emrat e vjehrrit/vjehrrës së njëri tjetrit dhe emrat ose numrin e vëllezërve dhe motrave.
Po ashtu edhe fakti se “nusja” kishte një partner tjetër shkon në dëm të çiftit. Për më tepër, ajo ishte duke marrë ndihma sociale dhe para zyrës sociale e kishte fshehur martesën, përcjell albinfo.ch. Me këtë, ajo duhet të përgjigjet edhe për mashtrim, shkelje të ligjit për ndihma sociale dhe të detyrimit për informim.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...































