Doni të studioni në Amerikë, ja mënyra se si të aplikoni
Autori: Gazeta inFokus
14:40 | 03 June 2017
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikime për Programin Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2018 – 2019. Programi “Hubert H. Humphrey” ofron një mundësi studimi dhe përvoje pranë një universiteti amerikan, një institucioni, agjencie ose OJF-je në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky program u jep mundësinë personave që janë në mes të karrierës së tyre profesionale dhe me potencial udhëheqës të shkojnë në Shtetet e Bashkuara për një vit në nivelit pasuniversitar. “Duke iu ofruar udhëheqësve të ardhshëm dhe hartuesve të politikave një përvojë në shoqërinë dhe kulturën amerikane, si edhe fushat profesionale, programi siguron një bazë të qëndrueshme për lidhjet e frytshme mes amerikanëve dhe homologëve të tyre profesionistë jashtë shtetit.
Kandidatët emërohen në bazë të potencialit për udhëheqje dhe përkushtim në shërbim publik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Fushat e programit për studime janë:
Bujqësi dhe zhvillim rural
Komunikim/Gazetari
Abuzimi me lëndët narkotike në arsim, parandalimi dhe trajtimi
Zhvillimi ekonomik/Financë, Bankë Administrata arsimore, planifikimi dhe politikat
Administrata e Arsimit Universitar
HIV/AIDS, Politikat dhe Parandalimi Menaxhim i burimeve njerëzore Ligj dhe të drejtat njerëzore
Menaxhim i burimeve natyrore/Politikat mjedisore/Ndryshimet klimaterike
Analizat e politikave publike dhe administrimi publik
Mësimi i gjuhës angleze si një gjuhë e huaj
Trajnimi në mësimdhënie dhe zhvillimi i kurrikulave
Politikat dhe menaxhimi teknologjik Trafikimi njerëzor, politikat dhe parandalimi
Planifikimi urban dhe rajonal
Kohëzgjatja e grantit: Programi Humphrey zgjat 10 muaj! Kriteret e përzgjedhjes: Kombësi shqiptare
Punësim i përhershëm në Shqipëri Minimalisht 5 vite eksperiencë pune me kohë të plotë në fushën përkatëse
Diplomë universitare me të paktën 4 vite të plota studimi (ose 3+1, 3+2 sipas procesit te Bolonjës) Interes i dukshëm në aspektet e politikave të fushave të specializimit sesa ato të hulumtimit Nivel i përshtatshëm i njohurive të gjuhës angleze (580 ose më shumë pikë në TOEFL) – dhënia e provimit të TOEFL-it nuk është detyrim në momentin e aplikimit Limiti i moshës: 50 vjeç
Personat që janë aktualisht të regjistruar në programet e studimit ne Shtetet e Bashkuara, të punësuar, të martuar me shtetas amerikanë, ose që kanë aplikuar për të emigruar, kanë kërkuar azil në shtet tjetër nuk janë të ligjshëm për të aplikuar. Dispozitat Financiare Programi Humphrey garanton shkollimin dhe shpenzimet universitare, pagesë mujore për jetesë, pagesë për libra dhe mjete shkollore, kompjuter, udhëtim vajtje-ardhje në institucionin pritës (dhe program të gjuhës angleze kur është e nevojshme për kandidatin) dhe udhëtim në Washington D.C. për seminare të veçanta.
Fonde shtesë janë te disponueshme për aktivitete profesionale si udhëtime profesionale ose pjesëmarrje në konferenca. Bursa Humphrey nuk rinovohet. Kandidatët duhet të kenë te vlefshme fonde të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për incidente që nuk përfshihen në bursë. Procedura e aplikimit Aplikimet për Humphrey duhet të plotësohen në mënyrë elektronike në faqen online, këtu. Aplikimet duhet të dërgohen përpara datës 15 Qershor 2017.
Një aplikim i plotë përfshin: Formën e aplikimit Kopje të përkthyer dhe noterizuar të diplomës universitare dhe listë notash nga të gjithë institucionet e kryera Dy letra reference CV e detajuar Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
Kopje e pasaportës
Kopje të certifikatave nga kurse të kryera më parë (të vlefshme për fushën e studimit) Pasi të plotësoni aplikimin online ju duhet ta printoni dhe ta postoni bashkë me dokumentet e tjera plotësuese në adresën e mëposhtme jo më vonë se data 15 Qershor 2017: Humphrey Program Public Affairs Office U.S. Embassy Rruga Elbasanit, Nr. 103 Tirana
“Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë Tel: 04 224-7285, e-mail: [email protected] ose vizitoni faqen tonë në Facebook. Kujdes: Aplikimet që do të dorëzohen ose postohen pas datës 15 Qershor 2017, apo të dërgohen si dokument Google ose We tranfer nuk do të merren në konsideratë!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

T� tjera
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
































