Thaçi për N1: Në Serbi s’ka ndodhur denacifikimi dhe demillosheviqizimi!
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 03 June 2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Serbia duhet të largohet nga miti për Kosovën dhe të shikojë nga e ardhmja.Në një intervistë me televizionin serb N1 Info , Thaçi deklaroi se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e di se Kosova është e pavarur dhe sovrane.
Thaci ka thënë se Serbia ende vazhdon të mbetet problem i rajonit. “Serbia ende nuk ka ndodhur denacifikimi, në Serbi ende nuk ka ndodhur demillosheviqizimi i politikës për këtë arsye ka problem të cilat i krijon qoftë në Mal të Zi, qoftë në Maqedoni, qoftë në Veri të Mitrovicës, qoftë në Republika Sërpska”, ka thënë Thaci.
Sipas tij, Bashkimi Evropian, edhe NATO, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta ruajnë fokusin për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke theksuar se sot Serbia është bërë bazë e ndikimit ushtarak Rus në Ballkanin perëndimor.
Presidenti Thaci ka shtuar se Serbia duhet të largohet nga miti për Kosovën, nuk duhet të jetoj me paranojën gjithashtu për Kosovën, nuk duhet të jetoj me të kaluarën, por duhet të shikoj kah e ardhmja.Ai ka thënë se lidershipi i Serbisë duke përfshirë edhe Vucicin, e dinë se Kosova është vend i pavarur dhe sovran.
“Presidenti i ri i Serbisë ka folur për Kosovën dy ditë më herët për konsum të brendshëm, sepse Kosova është Kosovë, Serbia është Serbi.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, do të jemi të përkushtuar që të vazhdon ky dialog në mënyrë që të ndërtojmë fqinjësi të mirë që qon edhe drejt një pajtimi, por në të njëjtën kohë që edhe Serbia ta njeh Republikën e Kosovës”, ka pohuar ai.
Presidenti Thaci ka folur edhe për miqësinë me SHBA-të, relacionet me BE-në, liberalizimin e vizave, luftën kundër fundametalizmit dhe marrdhëniet me Kroacinë.Duke folur për SHBA-të, ka theksuar se Presidenti Trump, administrate e tij është duke vazhduar interesimin për Kosovën.
Sipas tij, raportet Kosovë – SHBA janë të shkëlqyera, janë të përjetshme dhe special, e kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.Mirëpo, ai ka thënë se një gjë duhet kuptuar shumë qartë edhe Brukseli, edhe Uashingtoni se çështja e problematikave në Ballkanin perëndimor ende nuk ka përfunduar.
“Për këtë arsye e theksoj se Bashkimi Evropian nuk duhet të vonohet me zgjerim, sepse këtë vakum janë duke e shfrytëzuar të tjerët, por dua të potencoj gjithashtu se nuk është e mjaftueshme vetëm që Uashingtoni të përkrahë përpjekjet e Brukselit për Ballkanin perëndimor , sepse këto përpjekje janë më të zbehta pa dinamikën dhe energjinë e Uashingtonit.
Prandaj, rikthimi i vëmendjes nga Uashingtoni është I mirëseardhur për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të rajonit”, ka shtuar ai.Thaci ka fol edhe për transformimin e SFK-së, ku ka thënë se Kosova do ta themelon ushtrinë e vet gjatë këtij viti.
Ai iu është përgjigjur edhe pyetjeve për luftën ndaj terrorizmigt, Thaci me këtë rast ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet kampion në luftë kundër fundamentalizmit dhe terrorizmit në rajon, kjo është vlerësim edhe i administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne kemi nxjerrë legjislacionin e duhur që parandalon shkuarjen e njerëzve për të luftuar në vendet e huaja. Janë dikur 30-40 qytetarë të Kosovës që janë në Siri dhe Irak, janë të identifikuar dhe do të jemi të pakompromis. Kosova ka evituar edhe një plan të sulmit terrorist në stadiumin e Elabasanit në Shqipëri kur do luhej ndeshja Shqipëri-Izrael. Prandaj, në këtë drejtim do të jemi të pakopromis”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...