Mustafa: Kemi vullnetin dhe forcën për të fituar në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 02 June 2017
Kryeministri Isa Mustafa është shprehur i bindur se koalicioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi do të shënojë fitore të thellë në zgjdhje, sepse ky ekip ka vullnetin dhe forcën për të fituar në zgjedhje.
“Jam i bindur se më 11 qershor do të shënojmë fitore. Vetëm qytetarët si ju e sjellin fitoren, duke i përkrahur deputetët që i kemi në listë nga LDK, AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi në krye me kandidatin për kryeministër, z. Avdullah Hoti”, ka thënë Mustafa.
“Jemi të përkushtuar të krijojmë një shtet të së drejtës, të zhvilluar, të perspektivës me këta të rinj që po i shohim këtu dhe gjithandej Kosovës, do të kujdesemi që Kosova të ketë sovranitet të plotë, të ketë marrëdhënie tdemokratike dhe të gjitha këto i ka në programin e tij qeverisës kandidati ynë”.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të votojnë për Avdullah Hotin dhe këtë koalicion, pasi në këtë mënyrë do të votojnë për perspektivën dhe ardhmërinë e vendit.
Të pranishmëve u është drejtuar edhe kandidati për kryeministër, Avdulla Hoti: “Është kënqësi që jemi këtu para jush me kryeministrin tonë, me partnerët e koalicionit, me vajzën e Presidentit Rugova. Po mundohemi që në takimet tona të komunikojmë me qytetarët dhe t’u tregojmë kush jemi ne dhe çfarë përfaqësojmë ne, e jo të komunikojmë me sllogane të ndryshme siç jemi mësuar të dëgjojmë”, ka thënë Hoti.
Ai i ka siguruar qyetarët e Zhurit se ky koalcion është zgjidhja më e mirë për vendin. “Është një koalicion i jashtëzakonshëm me njerëz të jashtëzakonshëm dhe do të zbatojë një plan të jashtëzakonshëm. Po i shpalosim zotimet tona për të gjithë, për studentë, pleq, bujq, të gjitha shtresat e shoqërisë. Të rinjtë që e kryejnë fakultetin do ta kenë të sigurt një vit përvojë pune me pagesë, ndërsa do t’i mbështesim idetë e tyre për biznes”, ka shtuar Hoti, i cili ka paralajmëruar edhe eliminimin e skemave korruptive.
“Kemi premtuar përkrahjen e madhe për bujqit dhe nga janari i vitit të ardhshëm do t’i eliminojmë skemat korruptive dhe për të siguruar ata se granti do të arrijë te bujku e jo gjysma e tyre të ndalet deri sa të arrijë aty ku është destinuar”, ka theksuar i nominuari për kryeministër nga LDK-ja.
“Gjatë qeverisjes sonë kemi dëshmuar për zvogëlimin e papunësisë dhe jam i sigurt se gjatë mandatit tonë do ta zvogëlojmë edhe më tepër. Me kryeministrin Mustafa i kemi rritur pensionet 60 për qind e do t’i rrisim edhe më shumë për t’u siguruar se ato janë pensione dinjitoze” është shprehur Hoti.
Ai e ka pasur edhe një premtim konkret për banorët e Zhurit. “Jemi në një lokalitet të veçantë dhe e dimë kërkesën tuaj për themelimin e Komunës së Zhurit. U garantojmë se do ta shqyrtojmë këtë kërkesë me shumë kujdes dhe çdo kërkesë eventuale që ka edhe gjithandej Kosovës. Të jeni të bindur se këto premtime nuk janë vetëm premtime fushate siç jeni mësuar t’i dëgjoni në tri fushatat e fundit, por premtime që ky koalicion do t’i realizojë”, ka premtuar Hoti, i cili në fund e ka pasur edhe një përgjigje për ata që po përpiqen ta kritikjnë.
“Keni dëgjuar slloganin se nuk kemi marrë vendime të vështira. Në fakt është LDK-ja ajo që i ka marrë të gjitha vendimet e mëdha tash e 27 vjet me radhë. Ne nuk e rrahim gjoksin, por ne kryejmë punë. Po thonë se unë jam teknokrat, nuk jam populist e të tjera. Ne nuk jemi populistë, ne jemi njerëz që kryejmë punë edhe ato më të vështirat. Detyra jonë është të krijojmë shtetin si duhet, të çojmë përpara amanetin e themeluesve të LDK-së dhe ta forcojmë miqësinë e përhershme me SHBA-të”, ka thënë Hoti.
Përkrahjen e plotë për të e ka shprehur edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli. “AKR-ja ka vendosur të mbështesë Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm.
Me profesorin e nderuar do të shihni se është një qeverisje ndryshe, që udhëhiqet me dituri, me përkushtim, pa hajni, pa zhvatje, pa korrupsion. Të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët e duan një Kosovë dinjitoze, që me 11 qershor të votojnë këtë koalicion”, ka thënë numri një i AKR-së.
“I ndjeri, Presidenti Rugova ka folur shumë për shpresën dhe ne anëtarët e këtij koalicioni e kuptuam pse qytetarët po na quajnë koalicion i shpresës, por ne do të jemi ata që shpresën do ta bëjmë realitet. Vota juaj është kundër të keqes, kundër mashtrimit, korrupsionit, zhvatjes, hajnave dhe hajnive.Votoni njerëzit e drejtë, punëtorë dhe ta ndërtojmë një Kosovë madhështore”, ka shtuar Pacolli.
Disa fjalë për të pranishmit i ka thënë edhe përfaqësuesi i Alternativës, Ilir Deda. “E kemi pasur shumë lehtë të mirremi vesh për kontratën me ju. Me këtë kontratë, ne zotohemi se nuk e mashtrojmë qytetarin, por punojmë për ta nxjerrë Kosovën nga kjo baltë në të cilën ndodhet. Prandaj, 109 kandidatët që janë në listë e përkarahin Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës. 11 qeshori është ditë vendimtare. Ne duhet t’i themi stop të keqes, pikërisht në 18 vjetorin e lirisë së Kosovës. Nuk mund të qëndrojmë në shtëpi dhe të presim edhe 4,8 apo 12 vjet për ta bërë ndryshimin”, ka thënë Deda, derisa Sylejman Qerkezi nga Lëvizja për Drejtësi, është shprehur: “Ne si koalicion jemi mbështetur në emër të një çështjeje, në emër të moralit. Është hera e parë që një koalicion i gjërë e di se çfarë do dhe ka vendosur t’i dalë përballë të keqe, por edhe për ta luftuar atë. E keqja nuk luftohet duke biseduar në kafene e shtëpi. E keqja luftohet në Kuvend dhe në Qeveri. Ka vetëm një formulë. E keqja ose luftohet, ose përkrahet. Për ta luftuar duhet të përgjigjemi me votë, për ta përkrahur e dini si bëhet. Edhe ata që heshtin e përkrahin të keqen. Është momenti ta luftojmë të keqen. Urime Ramazani dhe urime fitorja”.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...