Lajme

Vaksina e prishur e fruthit në Sudanin Jugor shkakton vdekjen e 15 fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 02 June 2017

Për shkak të vaksinave të prishura të fruthit, të cilat pretendohen se janë përdorur dhe nga fëmijët e moshës 12-vjeçare, 15 fëmijë në Sudanin Jugor kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit Jugor njoftoi se këto vdekje janë të lidhura me gabimet njerëzore, kurse Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka konfirmuar vdekur për shkak të “helmimit të rëndë të gjakut” nga vaksinat e prishura.

Thuhet se në kuadër të programit katër ditor të vaksinimit të fëmijëve në këtë shtet, është përdorur e njëjta shiringë te fëmijët dhe se vaksinat nuk janë mbajtur në kushte të përshtatshme.

-Advertisement-

Ministria bëri të ditur se në kuadër të programit të vaksinimit kanë aplikuar edhe fëmijët nën moshën 12-vjeçare dhe se të gjithë fëmijët që kanë vdekur janë nën moshën 5-vjeçare.

Ndërkaq është formuar një komision për të përcaktuar se kush është përgjegjës për vaksinën e dëmtuar që është aplikuar gabimisht dhe nëse do të paguhet kompensim për familjet e fëmijëve të vdekur.

Programi i zhvilluar për vaksinimin e fruthit ka për qëllim të arrijë në më shumë se 2 milionë njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka siguruar trajnim për zyrtarët e shëndetësisë së Sudanit Jugor, kurse agjencia e fëmijëve e OKB-së ka siguruar vaksina për qeverinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera