Daul: Mustafën nuk e ndali as Molotovi
Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 01 June 2017
Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa sot në ditën e dytë të fushatës zgjedhore mbajtën tubim zgjedhor me simpatizantët e tyre në Gjilan.
Përveç lidershipit dhe strukturave të koalicionit, në tubim mori pjesë edhe presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.
Daul tha ka ardhur në Kosovë për ta mbështetur LDK-në në këtë fushatë.
“LDK është besnik i vlerave për të cilat i ka mbrojtur në vazhdimësi. Reforma ekonomike që keni bërë që të rinjtë mos të largohen nga Kosova. Me qeverisjen e Mustafës ka pasur trefish rritje ekonomike. Menaxhimi i mirë financiar ka bërë që Kosova të marr miliona euro nga institucionet ndërkombëtare. Ky zhvillim nuk mund të bëhet pa një luftë të rreptë kundër korrupsionit, shtet i së drejtës dhe gjyqësi e pavarur. Me këto edhe investimet e huaja gjithsesi se nuk do të mungojnë. Mustafën nuk e ndalen as koktelet molotov”, theksoi Joseph Daul.
Daul tha se edhe BE nuk ka qenë fer me Kosovën dhe deri në anëtarësim BE nuk është e plotë. Ai porositi për të mos i dëgjuar sirenat e Rusisë por porositë e BE.
Edhe kryetari i komunës së Gjilanit dhe njëherësh nënkryetar i LDK-së Lutfi Haziri shprehu bindjen se LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se për dy vjet kanë pasur një qeveri të mirë me rritje ekonomike.
“Tani në Gjilan kanë filluar investimet për rrugë dhe do të zgjidhet problemi i ujërave të zeza. Jam I bindur se do të hapim 80 mijë vende të reja të punës. Kemi me bërë mirëqenien e qytetarëve sepse është vlerë e LDK-së me duar të pastra. Ne nuk e kritikojmë Brukselin por do t’i kryejmë detyrat tona”, tha Hoti.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...