Lajme

Vuçiq jep dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 30 May 2017

Aleksandar Vuçiq sot e ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit në Kuvendin e Serbisë.

“Në përputhje me nenin 132, paragrafin 2 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë, unë paraqesë dorëheqjen time si kryeministër. Dorëheqja është për shkak të zgjedhjes president i Serbisë ku tani do të kaloj në zyrën e presidencës”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Kuvendi i Serbisë nesër pritet të mbaj seancë të veçantë për dorëheqjen e kryeministrit ku një orë më pas ai do të betohet si president.

-Advertisement-

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Zoran Ivoseviq i ka thënë Blicit serb se me dorëheqjen e kryeministrit bie e gjithë qeveria, ndodh formimi i ri ose deri në zgjedhjet e reja qeveria mund të kryej vetëm detyra teknike.

Kur Kuvendi konfirmon dorëheqjen e kryeministrit, presidenti është i detyruar të fillojë procedurën për zgjedhjen e qeverisë së re. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një qeveri të re brenda 30 ditëve nga konfirmimi i dorëheqjes së kryeministrit, presidenti është i detyruar të shpërndaj Kuvendin dhe të thërras zgjedhjet, thuhet në Kushtetutën e Serbisë./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera