Lajme

Merkel flet përsëri për SHBA-në, një ditë pasi që tha se Gjermania s’mund të llogarisë në të më

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 30 May 2017

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë sot se marrëdhëniet transatlantike të Gjermanisë gjithmonë kanë qenë historike dhe do të mbesin të tilla edhe në të ardhmen, një ditë pasi që tha se vendi i saj dhe Evropa nuk mund më të llogarisin plotësisht në Shtetet e Bashkuara nën Administratën Trump.

Ajo ka thënë se vendi i saj dëshiron të zhvillojë marrëdhënie me Indinë, por zhvillimi i marrëdhënieve me të nuk duhet të bëhet duke e dëmtuar relacionin e saj transatlantik.

Merkel i bëri këto komente pas një takimi me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, transmeton Express.

-Advertisement-

Merkel diskutoi për zhvillimin e bashkëpunimit me Indinë dhe shtoi: “Kjo është e një rëndësie të madhe dhe në asnjë mënyrë e kthyer kundër marrëdhënieve me ndonjë vend tjetër dhe natyrisht aspak kundër marrëdhënieve transatlantike, të cilat historikisht kanë qenë shumë të rëndësishme për ne dhe do të mbesin të tilla edhe në të ardhmen,” transmeton Express.

Të hënën, Merkel i theksoi dyshimet rreth besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara si një aleat, por më pas nënvizoi se është transatlantike e bindur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera