Lajme

Analistët tregojnë se kur do të bëhet Ushtria e Kosovës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 29 May 2017

Formimi i ushtrisë së vendit ka qenë pjesë e premtimeve dhe zotimeve të politikanëve, por gjithçka deri tash përfundoi me kaq.

Madje për formimin e ushtrisë ka pasur edhe një nismë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi të cilën ky i fundit është dashur ta tërheq për shkak të kundërshtimit nga Lista Serbe, por edhe mos përkrahjes së bashkësisë ndërkombëtare.

Edhe në fushatat parazgjedhore formimi i ushtrisë është duke u premtuar pothuajse nga të gjithë.

-Advertisement-

Mirëpo, analistët politik mendojnë se formimi i ushtrisë nuk varet nga politikanët, por nga lidershipi i Beogradit.

Edhe poliologu Ramush Tahiri, mendon se politikanët po e shfrytëzojnë për marrje të votave.

Ai shprehet se ushtria do të bëhet në momentin dhe mënyrën kur akterët ndërkombëtar dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera